Atëherë kur politikanët janë produkt i krimit, korrupsioni [edhe moral] bëhet normë. Ndërkaq sjellja prej gangstereje e deputetes G.M. shndërrohet në dhunë të lloit të vet, alias poshtrim i institucionit – i Tempullit të demokracisë.
Këtë sjellje duhet tratuar me seriozitetin më të madh, meqë është alarm i llojit të vet për rrezikun që e pret shoqërinë kur politika pushtohet nga interesa të errëta.
Ky lloj pushtimi po reflektohet nga qëndrimi an bllok i opozitës duke refuzuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Këtë kategori njerëzish babai i psikoanalizës, Sigmund Freud,
i cilëson si individ me çrregullim të “Super-Egos”.
Sipas tij, “Super-Ego-ja” përfaqëson normat morale të internalizuara.
Studjues tjerë të fushës [Otto Kernberg…], do ta cilësonin këtë sjellje të GM.edhe si produkt i kompleksit të fuqisë dhe narcizmit patologjik.
Tek kjo kategori të qenunit në politikë ka prodhuar një lloj vetëdije të shtrembëruar të drejtësisë. Rrjedhimisht ajo ka nevojë për trajtim psiko-social.
Këtë trajtim ia ka bërë sot media në mënyrën më të mirë të mundshme përmes ushtrimit të terapisë kolektive.
Kjo kategori politikanësh nuk duhet të izolohen. Përkundrazi, ata duhet të përballen me pasojat sociale të veprave të tyre (si kjo sjellje prej gangsterie e G.M. sot në sy të opinionit publik).
Kostoja duhet të jetë politike.
Koha e gangsterëve po mbaron. Tani është koha e Shtetit dhe e qytetarit.