Ne njohim vetem Kullen e Sahatit qe mat kohen tende!
Te vetmet kulla qe po mbajne peng SHQIPERINE jane kullat e TUA!
Jane kulla qelbi qe po vdesin ekonomine shqiptare.
Jane kulla helmi qe po i marrin frymen sipermarresve te ndershem.
Jane kulla mafioze qe po mbajne peng jeten e familjeve shqiptare e te femijeve te tyre.
Jane kulla plehrash qe thajne pemet, lulet, natyren shqiptare.
Jane kulla xhepistesh qe vjedhin ate page pak eurosh te qytetareve qe nuk mbyllin dot muajin, e pasurojne familjen tende, e bosat qe te perdorin.
Jane kulla genjeshtrash me te cilat paguan mediat per te promovuar rrenat e tua.
Jane kulla antishqiptare me te cilat fshin historine, artin, kulturen tone shekullore.
Jane kulla vdekje me te cilat kercenon si bandit rrugesh banoret e Tiranes.
Jane kulla diktatoriale qe vjedhin prona e banesa autoktonesh.
Jane kulla lavatrice qe pastrojne kapitalet e pista te ortakerise tende.
Jane kulla antikombetare qe orientojne gjeopolitiken e te ardhmen e ketij vendi.
Jane kulla eksodi qe largojne femijet nga prinderit.
Jane kulla genocidi qe zhdukin memorine e nje kombi.
Jane kulla lufte me nda shqiptarin nga shqiptari.
Jane kulla sherbimi ndaj ilegalitetit.
Jane kulla te pafytyresise se fjaleve qe provokon me krimet e tua.
Por ne njohim vetem nje KULLE!
KULLEN e Sahatit qe shenon oren e nje qyteti e te nje kombi, e mat kohen tende!
Komentet