
KU ESHTE SOT LUFTA MEDIATIKE? – Nga MEJREME AZEMI


![]()
Lidershipi i vetshpallur, pengmarresit e Vatres s’ka avokat qe i merr persiper.
Dokumentat zyrtare te Gjykates Federale tregojne qarte se avokati i tyre eshte terhequr, duke i lene pa perfaqesim dhe pa besueshmeri.
Menduan se me akuza te fabrikuara, presione dhe me gjyqe vatranet Agustin Mirakaj, Valentin Lumaj do terhiqeshin, por Gjykata Federale i hodhi poshte te gjitha pretendimet e tyre.
Menduan te benin edhe marrveshje duke shtyre sa here seancat ndonese ishin vet paditsit.
As kjo nuk u eci. Sot nuk kane me cfare t’u thone perkrahesve, sepse faktet flasin vete: rasti i tyre po shembet dhe avokati u dorezua para se te arrije ne salle te gjyqit.
Kryetarja e Miamit u ka thene hapur ne mbledhjen Zoom: nese humbisni gjygjin, jepni doreheqjen. Dega Jacksonville dhe Dega New Jersey e dine shume mire kush ka pas te drejte, dhe kjo eshte e qarte: Agustin M. Mirakaj ka pas te drejt. Dhe ai nuk ua ka borxh askujt, as Valentin Lumaj as Nazo Veliu, as Mark Mernacaj.
Vatran te nderuar, rrena i ka kembet e shkurtra. Dokumentat flasin. Koha e te vertetave po vjen.
Vatra Manhattan Branch
Të dielën, më 30 nëntor u përurua në New York emërtimi i një rruge me emrin e heroi, Isa Boletini.- Advertisement –
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, tha në një postim në Facebook se ky moment shënon jo vetëm respektin për një simbol të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë e të qëndrueshme mes popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara.
“Një moment historik për shqiptarët në Amerikë!
Ky është një kapitull i ri i historisë sonë në Amerikë, i arritur me unitet, punë dhe krenari shqiptare. Sot, emri i Isa Boletinit do të qëndrojë përherë i lartë në Staten Island, ashtu siç është lart në zemrat tona.
Lavdi figurave të kombit dhe krenari për shqiptarët kudo që janë!”, shkruhet në postim.
Z.Peci shkruan ne rrjetin social:


z.Naser Nika

Mërgata – shtylla historike e Kosovës që sot përballet me një sulm të padrejtë!
Ky shkrim synon të vë në pah rolin historik, politik dhe patriotik të mërgatës, si dhe të denoncojë narrativat e padrejta që po shfaqen ndaj saj.
Mjaft është mjaft. Diskursi i viteve të fundit, i ushqyer nga disa media dhe nga disa zëra publikë në Kosovë, ka marrë kahje shqetësuese, duke e trajtuar mërgatën me përbuzje, nënçmim dhe përjashtim. Kjo nuk është çështje teknike zgjedhore, por një tentativë për të minimizuar e margjinalizuar një pjesë të pandarë të kombit, pjesën që historikisht ka qenë vendimtare për mbijetesën dhe shtet-formimin e Kosovës.
Mërgata jonë politike e atdhetare, sidomos në vitet e 90-ta, ndërtuan një platformë të fuqishme rezistence kombëtare, institucionale dhe diplomatike. Mërgimtarët krijuan ura komunikimi me botën demokratike, financuan arsimin, shëndetësinë dhe gjithë sistemin paralel, duke e ndihmuar rezistencën paqësore të shqiptarëve në Kosovë. Ky angazhim afatgjatë e vendosi Kosovën në tryezën ndërkombëtare, duke i ofruar asaj fakte historike, materiale të shkruara dhe program politik mbi shqiptarët dhe Kosovën.
Kontributi i mërgatës në bërjen e luftës tonë çlirimtare është i padiskutueshëm. Shumë prej dëshmorëve dhe heronjve të luftës ishin bijë të mërgatës, të cilët e lanë jetën dhe punën në mërgim, për t’u kthyer e për të luftuar. Pjesa më e madhe e mbështetjes financiare, logjistike dhe diplomatike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i ka ardhur nga mërgata. Ndërkohë që ata luftonin dhe binin në front, sot disa qarqe publike shfaqin harresë të qëllimshme, duke e reduktuar sakrificën e tyre në objekt përçmimi dhe akuzash të pacipë.
Pas vitit 1999, mërgata mbeti forca më e madhe zhvillimore e vendit, pa kërkuar shpërblime, ajo investoi në rindërtimin e Kosovës së shkatërruar nga lufta, në biznes, në punësim dhe në modernizimin e infrastrukturës urbane. Një pjesë e konsiderueshme e zhvillimit ekonomik të Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i angazhimit financiar, profesional dhe material i mërgatës, e cila ruan fuqishëm lidhjen shpirtërore dhe organike me vendlindjen.
Megjithatë, në diskursin publik kohëve të fundit po krijohet një narrativë e rrezikshme, ku mërgata paraqitet si trup i huaj, si e çorientuar dhe e paaftë ta kuptojë realitetin në Kosovë. Disa, madje kërkojnë kufizimin ose heqjen e drejtës së saj të votës, me arsyetime që bien ndesh me parimet themelore të shtetësisë dhe kombit. Qytetarët që mbajnë dokumente të Kosovës, paguajnë tatime, ruajnë prona, investojnë dhe ndihmojnë familjet e tyre, nuk mund të përjashtohen nga proceset politike të vendit të tyre.
Vota e mërgatës ka qenë dhe mbetet e lirë dhe e pavarur. Ajo është e ndjeshme ndaj premtimeve politike, sepse e donë vendin e vet, por nuk është e manipulueshme. Ajo nuk është as instrument i partive që duan t’i mjelin votat e saj vetëm para zgjedhjeve, dhe që paradoksalisht, disa kërkojnë nga mërgimtarët që t’u rezervojnë hotele luksoze kur vijnë në vizita, duke shfaqur sjellje të papërgjegjshme që e dëmtojnë imazhin e Kosovës.
Sulmet dhe kritikat ndaj mërgatës shpesh burojnë nga frustrimet e humbjeve zgjedhore, meqë në shoqëritë e vogla është e lehtë të krijohen ndarje artificiale mes atyre që jetojnë brenda dhe atyre që jetojnë jashtë vendit. Por, një popull që e ndanë veten në dy pjesë, i dëmton rëndë themelet e shtetit të vet.
Kontributi i mërgatës shtrihet përtej Kosovës: ajo ka luajtur rol të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, si dhe ka ndërtuar një imazh të respektuar kulturor dhe profesional në botë. Mërgata jonë paguan taksa, ruan pronat, investon, e përfaqëson Kosovën me dinjitet në vendet ku jeton, si dhe vazhdon të jetë aset kombëtar.
Përballë këtij roli të gjerë, sulmet publike, talljet dhe tendencat për përjashtim të mërgatës nga proceset politike në Kosovë, janë tregues të një mentaliteti egocentrik dhe regresiv. Po aq shqetësuese janë edhe shfaqjet e hapura të zilisë e mosmirënjohjes ndaj figurave kombëtare që kanë arritur suksese historike në internacionalizimin e çështjes së Kosovës në vitet e 90-ta si dhe pas çlirimit të saj me 1999.
Historia tregon se mërgata ka qenë shtylla kryesore e Rilindjes Kombëtare, shtyllë e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe forcë vendimtare e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës. Asnjë projekt politik modern nuk mund ta zhvlerësojë këtë rol historik të saj. Çdo përpjekje e tillë është e dëmshme dhe mund ta dëmtojë lidhjen organike atdhe-mërgatë, e cila e ka garantuar mbijetesën kombëtare në momentet më të vështira të kombit.
Mërgata ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e pandarë e shtetit të Kosovës. Të sulmosh mërgatën do të thotë të sulmosh themelet e shtetit.
Në këtë kontekst, është i domosdoshëm një debat i sinqertë dhe konstruktiv mes qytetarëve rezidentë dhe atyre jo-rezidentë, për të sqaruar rolin e mërgatës patriotike e politike, e cila do të mbetet gjithmonë pjesë organike e vendit si dhe ambasadore e vlerave shqiptare kudo që jetojnë dhe punojnë mërgimtarët tanë.
Po ashtu, mërgimtarët duhet të ruajnë me vëmendje dhe respekt ndjenjat dhe nevojat e bashkëkombësve në vendlindje, duke kontribuar në ndërtimin e një raporti të shëndoshë vëllazëror dhe kulturor.
E preka dhe e trajtova këtë temë, sepse janë tejkaluar limitet e nënçmimit dhe kalkulimeve politike ndaj mërgatës, e cila nuk heq dorë nga pjesëmarrja aktive politike në vendin e vet, të cilin e donë emocionalisht dhe që dëshiron ta shohë të zhvilluar e të integruar në institucionet ndërkombëtare si shtet modern, demokratik dhe të zhvilluar ekonomikisht.


Hafiz Gagica
Stuttgart, 30.11.2025
Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që vrau ish-të dashurën e tij shqiptare, Ilaria Sula, krim i ndodhur më 26 mars, është dënuar me dy vjet burg për fshehjen e një kufome.
Nosr Manlapaz dyshohet se e ndihmoi të birin të fshihte trupin e studentes. Vendimi i dha dy ditë pasi, gjyqtari miratoi marrëveshjen e saj për pranimin e fajësisë, duke i dhënë dënimin me kusht.
Ndërkohë seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit do të fillojë më 9 dhjetor. Babai i 23-vjeçares, pas dhënies së vendimit të dënimit për nënën e autorit, u shpreh se kjo s’është drejtësi.
“Për ne, kjo nuk është drejtësi”, tha Flamur Sula, babai i Ilarias, teksa komentoi mbi marrëveshjen e pranimit të fajësisë nga nëna e Mark Samsonit.
“Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta”, shtoi ai. “Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime duke e hedhur në tualet. Për ne, kjo nuk është drejtësi”. gsh
Atëherë kur mendon se gjithshka po shkon në rregull dhe thua se; njoftimet janë bërë, qendra e zërit punon, njerëzit janë mbledhur dhe çdo pjesëmarrës është gati të ndjekë ceremoninë e Nderimit të Ditës së Flamurit të Shqipërisë në 113 vjetorin e Pavarësisë,… pikërisht atëhere moti në Uster përkeqësohet me stuhi ere dhe rreshje dëbore, por të pranishmit vazhdojnë për çka janë mbledhur, pa u tërhequr dhe nisin me himnet kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë.
Grupi i të Rinjve të Kishës Orthodokse Shqiptare Fjetja e “Shën Marisë”, zbulojnë me fjalimet e tyre në pak histori edhe qëllimin se përse ata janë mbledhur në sheshin para bashkisë së qytetit të duke treguar se janë pjesë e qytetarëve të tij dhe ruajtës e mbrojtës të traditave e vlerave të kulturës dhe familjeve shqiptare që janë thurur për më shumë se një shekull në jetën e shoqërisë amerikane.
Ashtu sikurse edhe një thënie e njohur për motin e bregut Veri Lindor të kontinentit të Amerikës së Veriut shpreh se “Nëse nuk ju pëlqen moti në New England, prisni një minutë”… kjo pikërisht sikur u plotësua në pasditen e 28 Nëntorit, 2025 kur një grup jo i vogël bashkatdhetarësh shqiptaro-amerikanë u mblodhën për të Nderuar Ditën e Flamurit, 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Anthony Zdruli dhe Nick Prifti drejtuan mbarëvajtjen e këtij tubimi, duke u mbështetur nga të tjerë bashkëmoshatarë djem të rinj dhe vajza të reja, nga Grupi Valletona, nxënës shkollash, studentë kolegjesh të njohur apo që edhe sapo kanë dalë në jetë, si Ina Zhidro, Giulia Kosta, Ana Kodra të cilët ishin pjesë e fjalës poetike, e këngës dhe e valleve në këtë festë.
Kryetari i Bashkisë së Usterit Joseph M. Petty, drejtoi në fjalën e tij përshëndetjen për pjesëmarrësit, organizatorët, ish kryetaren Konstantina Lukes, këshilltaren Etel Haxhiaj, këshilltaren për arsimin Kathleen Roy dhe prefektin Niko Vangjeli dhe u ndal në dokumentin që zyra e tij njofton për Shpalljen e 28 Nëntorit, 2025 si Ditë e Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Userit duke inkurajuar banorët t’i bashkohen kësaj feste. Shqiptarët shpëtuan nga pushtimi 500 vjeçar otoman, Ismail Qemali ngriti Flamurin Në Vlorë dhe se “Dita e Flamurit” që nderohet çdo vit në Uster shpreh mirënjohjen se Usteri është shtëpia popullsisë shqiptaro-amerikan që ka shpërthyer me gjallërinë e saj dhe jep në shumë drejtime të jetës së qytetit, duke arritur sukses në fusha të ndryshme të përpjekjeve profesionale dhe interesit kulturor.
Vallja e Osman Takës, u hodh thuajse në kulmin e stuhisë, por të ftuarit ndoshta të mësuar me “tekat e motit”, shoqëruan valltarët, poezitë e recituara, muzikën dhe këngët e kënduara që përbënin në pjesë të rëndësishme të programit. Në mbyllje teksa pjesëmarrësit largoheshin duke marrë me vete mbresa dhe shpërndarë në rrjetet sociale atmosferën e festës, Anthony Zdruli si bashkë- organizator i veprimtarisë shpjegoi thjeshtë përvojën e një feste edhe ku stuhia e erës bie përpara një nisme të mirë që bëjnë njerëzit kur thotë:-“… kjo nuk na ndaloi. Ne prapë e festuam kjo është e rëndësishme dhe ju e dini që kjo ditë është Dita e Pavarësisë, që ka qënë e rëndësishme shumë vite më parë, mbi 100 vjet më parë. Dhe ndoshta i njëjti mot edhe atëherë. Kështu ne e dimë se çfarë të festojmë. Ndaj vazhdojmë dhe ja dalim me motin se dimë se si shkon” dhe në pak fjalë urimi i tij në gjuhën shqipe vjen i thjeshtë:-“Gëzuar ditën e Flamurit dhe Rrofsh Shqipëri”. Një urim të cilin të rinjtë e Usterit në Masaçusets e ndajmë me gjithë shqiptarët dhe arbëreshët kudo që ata ndodhen.





28 Nëntor, 2025
Uster, Masaçusets
Në metropolin e Çikagos, Komuniteti Shqiptar në Illinois – Albanian Community of Illinois me president të riun nga Presheva, Edon Shaqiri organizuan me shqiptarët Festën e Flamurit.
Në mesditën e 28 Nëntorit në DownTown, ndanë Rrugës Washington, u ngrit lart mes brohërimave Flamuri Shqiptar, aty mes rrokaqiejve, edhe mbi veprën monumentale dhe të njohur të Picasso-s, – shkruante shkrimtari Visar Zhiti. Në ceremoni ishin dhe kongresmeni Joe DioGurdi me bashkëshorten, po edhe Kosulli i Republikës së Kosovës, Drilon Zogaj .
Po kështu dhe në mbrëmjen festive në Niles. Salla e madhe ishte plot, e zbukuronin të rinjë dhe flamujt kudo, këngët dhe vallet.
Në fillim u kënduan dy Himnet Kombëtare, ai Shqiptar dhe ai Amerikan. Presidenti i Komunitetit, Edon Shaqiri, pasi do t’i uronte mirëseardhjen të githëve, do të fliste për rëndësinë e kësaj date dhe lavdinë e saj dhe do t’ia jepte fjalën “të Ftuarit të Nderit”, shkrimtarit Visar Zhiti.
Emocionuese do të ishin dhe kujtimet e çiftit Shirley dhe Joe Dio Guardi, puna e tyre e çmuar. Dhe do të shpërthente koncerti, këngët e njohura patriotike dhe valet gjithe larmi ngjyrash e flamuj. Një festë e madhe, e bukur, dinitoze dhe me estetik;e kombëtare. Njëri prej organizatorëve që shquhet, por për urtësinë, është trajneri nga Kërçova, Taip Bes Hiri, ideatori i takimit me kongresmenin, mik të hershëm që “nga lufta”. Gjithçka shkëlqen dhe ai rri në prapavijë, si të gjithë në festë…
Si një sintezë jo vetëm e asaj dite, por e ecurinë në shekuj të Flamurit Kombëtar po botojmë fjalën e shkrimtarit.
SHQIPONJË LIRI ME TË KUQEN DIELLORE…
Nga Visar Zhiti
Festën Kombëtare, më të madhen e shqiptarëve, atë të Flamurit, pra, të Pavarësisë, kur hidhen themelet e shtetit modern shqiptar, e festojmë me madhështi në Atdhe e në gjysmën tjetër të Atdheut, në Kosovë, kudo në Ballkan ku ka copëza Shqipërie e shqiptarë, përtej detit, në Itali me arbëreshët e këngës dhe të poezisë, në të gjithë Europën, edhe përkëtej oqeanit, në Amerikë, në mbarë botën dhe mbase më bukur në diasporë festohet në SHBA dhe po aq solelmnisht në Chicago.
Sot u ngrit Flamuri shqiptar në DownTawn, dhe u valëvit mes atij të SHBA dhe të Shtetit Illonois.
Kur u mblodhëm, pamë se ishim shqiptarë nga të gjitha trevat tona, vërtet Shqipëria natyrale, etnike, – vetëm në SHBA ndodh kjo, – dhe mes nesh erdhi me bashkëshorten e tij dhe kongresmeni i shquar, me origjinë arbëreshe, Joe DioGuardi, që i kushtoi jetën çështjes shqiptare, çlirimit të Kosovës.
Na bashkoi Flamuri ynë, më i bukuri në botë, besojmë ne.
Ky Flamur është ngritur hijerëndë në kështjella dhe pirgje dhe fusha beteje, ka mbulur heronjtë, por dhe nëpër dasma, vargani i krushqëve kishte kryeflamurtar, e mbajnë duart e fëmijëve, ky flamur ngrihet mbi institucionet shtetërore, presidencë, parlament, kryeministri, por dhe në ballkone pallatesh, ku banojmë, në tryeza pune e në zarfe me pullat postare, është në takime ndërkombëtare, ne ceremonira e në fusha sporti e festa e ngrihet lart bashkë me Himnin, ringrihet me çdo fitore e titull kampion, e gjejmë dhe në valixhe emigrantësh si amanet, në librat e shkollës dhe antologji poezish, në sheshe e në veprimtaritë kudo, në ambasada në të gjithë shtetet e në Organizatën e madhe të Kombeve të Bashkuara, aty me të gjithë flamujt e tjerë, i sigurtë, i barabartë.
SHEKUJT E FLAMURIT
Flamuri ynë ashtu si shqiponja e tij që shihej si një shpend hyjnor, vjen nga kohëra të lashta e mitologji, ka të bëjë me pellazgët, me të cilët janë të lidhur ilirët, siç besohet nga shumë shkencëtarë. Prandaj dhe na quajnë “Bij të Shqipes”!
Zjarr prometean Flamuri ynë, – kam thënë…
Shqiponja ishte emblemë dhe e Pirros së Epirit. Gjendet dhe te shteti i parë i Arbërit i viteve 1199-1216, që kulmoi me shtetin e Skënderbeut, ku Kastriotët e kishin dhe në stemën e tyre.
Gjergji ynë e ngriti mbi kalanë e Krujës, duke e çliruar nga pushtuesit otomanë në 28 Nëntor 1443, gati 6 shekuj më parë.
Me këtë Flamur Shqipëria u bë muri mbrojtës i Europës, i qyteterimit Perëndimor. Ai është Flamuri i “Atletit të Krishtit”, Skënderbeut, pa të cilin, – do të thoshte dhe në kongresin amerikan kongresmeni ynë, ndoshta dhe Amerika do të ishte ndryshe.
Dy kokat e shqiponjës janë Orienti dhe Oksidenti, duhet vëzhguar në dy kahet, bashkimi mban dhe universin. Kur u nda perandoria e Romës, gjysma që mbeti Bizant, e bëri symbol shqiponjën me dy krerë, e mbajtën ilirët, etj.
E kuqja e tij është kozmogoni, lidhet me dritën biblike, shpjegojnë studiuesit. Por do të simbolizonte dhe gjakun e derdhur për liri.
Donin ta copëtonin shpatat e perandorive dhe të ushtrive të huaja uzurpuese, gjylet e topave të tyre, donin ta grinin plumbat, ta zbehnin, ta përçudnonin duke i shtuar spatat liktoriane apo yllin e komunizmit, ai i sfidoi të gjitha dhe triumfoi.
Në shekujt e pushtimit Flamuri do të përndiqej, do ta mallkonin e do ta digjnin. Hiri i tij mbetej në kujtesën e Kombit.Dhe po harroj si ishte, ja ashtu si flakët…
Rilindasit rithirrën Skënderbeun. po Flamurin?
Që në vitin e parë të shekullit XX, një djalë 26 vjeçar, Faik Konica, në mërgim, në Bruksel, do të tregonte në gazetën “Albania”, që e themeloi vetë se “…flamuri ynë, i cili është një nga më të ndershmit dhe më të lavduarit të botës, është pa dyshim edhe një nga më të vjetrit”.
Me këtë Flamuar kishin shkuar dhe në Lidhjen e Dytë, atë të Prizrenit më 1887. Edhe arbëreshi Terenc Toçi e ngriti në Mirditë në vitin 1911.
Por një vit më vonë Plaku i bardhë, Ismail Qemali, pas 5 shekuj robërie, do ta ringrinte akoma më lart në Vlorë, po në 28 Nëntorin skënderbejan dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe hodhi themelet e shtetit modern shqiptar. S’kishte institucione e as ngrehina për to, as hotele. Nëpër shtëpitë e vlonjatëve kishin bujtuar, ku kishte zjarr dhe zemër.Po rrinin bashkë përfaqësuesit e krahinave, ministrat që do të emëroheshin, asambleja, senati, luftëtarët, malsorët, qehallarë, rojet, etj, etj.
Ndërkaq nga Rumania erdhi Himni i Flamurit. U pëlqye dhe u këndua aq shumë sa nuk u zëvendësua dot me asgjë tjetër. Njëra nga strofat në kohën e komunizmit, jo vetëm që nuk këndohej, por do të hiqej dhe nga botimet:
Se Zoti vetë e tha me gojë
Se kombet shuhen përmbi dhé,
Por Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.
Në 1913 Flamuri kombëtar është prapë në rrezik. Donin ta copëtonin Shqipërinë.At’ Gjergj Fishta ngre Flamurin mbi kambanoren e kishës së tij, si flatër engj;elli do ta quante dhe banderolat që nga aty do të lidheshin me minaret e xhamive.
MBËSHTEJA JETIKE E SHBA-së…
Roli i SHBA do të ishte vendimtar. Presidenti Wilson ndikoi shumë, I informuar dhe diaspora shqiptare, nga udhëheqësit e saj, Konica dhe Noli, kontakti me shqiptaro-amerikanët.Sot në Tiranë është një shesh që mban emrin e Presidentit shpëtimtar, Wilson, me shtatoren e tij në mes.
Lëvizje dhe rebelime dhe demonstra me Flamur bëheshin herë pas here dhe në Kosovën që vazhdonte të ishte e pushtuar deri vonë. Shpesh forcat policore gdhiheshin duke gjetur të ngritur qyteteve gjatë natës Flamurin shqiptar. Sikur mbinte vetvetiu.
Kur të burgosurit politikë u ngritën në Spaç në revoltën që tundi së brendshmi themelet e diktaturës, në 1973, ata ngritën në mes të kampit, brenda telave me gjëmba, Flamurin pa yllin komunist. Po ku e gjetën? Një këmishë të bardhë e ngjyen me gjakun e tyre dhe piktori i burgosur bëri shqiponjën. E ngritën lart duke kënduar himnin me lot në sy. Katër të burgosur i pushkatuan dhe ridënuan dhjetra të tjerë, por dhe vetë burgun.
Prapë në 28 Nëntor 1997 shpallet se është krijuar Ushtria Çirimtare e Kosovës.
Dhe po në 28 Nëntor në Kosovë kishte lindur legjenda Adem Jashari, në 1955 në Prekaz. Bënin dimra të acartë atëhere, por më keq se dimri ishte dhuna policore e regjimit serb ndaj shqiptarëve.
Në 28 Nëntor, ç’koinçidencë e bukur, që u tha dhe këtu, ka lindur dhe Presidenti Komunitetit Shqiptar në Illinois – Albanian Community of Illinois, Edon Shaqiri, familja e tij ikën nga Presheva nga shkaku I luftës n:e Shkup dhe prej andej në SHBA.
Dhe do të ndërhynin forcat e NATO-s dhe SHBA në këtë betejë, jo vetëm çlirimtare, por dhe morale, mbrohej një popull nga eksodi masiv si në Bibël. Pas bombardimeve të Beogradit, Kosova u shpall Republikë më vete. Shqipëria u fut në NATO dhe Flamuri i saj është bashkë me flamujt e forcave Perëndimore euroatlantike, me demokracitë më të përparuara.
Shqipëria dhe Kosova, dy shtete shqiptare të vegjël në Ballkan, por me histori të lashtë, kanë gjetur te Shtete Bashkuara të Amerikës së madhe aleatin jetik, mbrojtësin dhe mbështetësin.
Prandaj dhe sot Flamuri ynë si një vëllai vogël valëvitet pranë atij amerikan si një vëlla i madh, më i fuqishmi në botër dhe i drejtë.
Më bukur se gjithkund Flamuri ynë është në zemra, atje ku jemi bashkë, ja, si sonte…




Gazetari Sokol Brahaj ka përshkruar atmosferën festive të krijuar nga komuniteti shqiptar në Turqi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Ai tha se diaspora shqiptare në këtë vend është ndër më të mëdhatë dhe më të organizuarat në botë, duke e cilësuar Turqinë si vendin ku ekziston “lobi më i madh shqiptar”.
Në një lidhje online në “Neës24 Fundjavë”, festimet janë pritur pozitivisht nga qytetarët dhe institucionet turke.
Ai u shpreh se shqiptarët në Turqi ndihen të respektuar dhe të vlerësuar në çdo fushë.
Një nga momentet më simbolike të festimeve ishte ndriçimi kuq e zi i urës së Bosforit në Stamboll. Krahas saj, shqiptaret festuan me aktivitete të shumta në Ankara, Bursa dhe Stamboll, ku rrugët u mbushën me makina të dekoruara me flamuj të Shqipërisë etnike.
“Jemi një nga komunitetet më të mëdha të diasporës jashtë Shqipërisë. Lobi më i madh shqiptar është në Turqi. Këtu nuk reagojnë keq kur bëjmë flamurin, madje gëzohen shumë.
Në festën e Flamurit në të gjithë Turqinë, pjesëmarrës janë nga të gjithë partitë turke, edhe nga ato ultra nacionaliste.
Na quajnë vëllezër dhe motra, në këtë vend kemi shumë privilegje dhe na vlerësojnë në të gjitha fushat.
Ura e Bosforit u ndriçua kuq e zi. Kemi festuar në Ankara, Bursa, Stamboll, me makina me flamuj të Shqipërisë etnike”, tha ai.
Festë jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në qytetet europiane dhe botërore, kudo ku ka komunitet shqiptarësh.
Qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, e festuan Ditën e Pavarësisë, 28 nëntorit të 1912-ës, me një tubim shpërthyes mbrëmjen e sotme në sheshin mitik të vendit fqinj, “Syntagma”.
“Kjo është dita, e njohur edhe si Dita e Flamurit, e cila përkujton pavarësinë e vendit fqinj nga Perandoria Osmane. Shqipëria e pavarur u shpall në Vlorë më 28 nëntor 1912”, shkruan “Protothema”.
Me rastin e këtij eventi, qindra shqiptarë, shumë prej tyre me fëmijët e tyre, duke mbajtur flamuj kuq e zi dhe simbole tradicionale e historiko-patriotike, u mblodhën përsëri këtë vit në sheshin Syntagma.
Të pranishëm ishin me qindra vetë, që kënduan dhe festuan të pashqetësuar, mes tyre dhe shumë fëmijë.gsh
Vatrani i njohur Valentin Lumaj bënte me dije në rrjetin social si më poshtë:
“Nje grup zyrtaresh te Federates Vatra kane depozituar pardje nje padi ne Gjykaten Supreme te New York-ut kunder kryetarit te Vatres Elmi Berisha dhe ekipit te tij drejtues. Sikurse thuhet ne padi, ata kerkojne: : “masë ndaluese (kunder kryetarit Berisha), për të mbrojtur integritetin, transparencën dhe qeverisjen demokratike të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, Vatra”.
Ata akuzojne lidershipin e Vatres si te pa-mandatuar dhe pa baze ligjore per te drejtuar organizaten.
Eshte interesante se, qysh nga zgedhja e tij, kryetari i Vatres eshte kontestuar ne vazhdimesi nga anetaresia e Vatres dhe qe nga viti 2021, pra me pak se 5 vite, Vatra numeron 8 procese gjyqesore, padi e kunderpadi, keto ne gjykatat me te larta, si ne Gjykaten Federale dhe Gykarten Supreme etj. Pra i bie qe shumicen e kohes e tij si kryetar i Vatres, ai e ka kaluar ne gjyqe me vatrane. Ne fakt e gjithe kjo kohe, finance dhe energji vatrane, mendoj se duhej shpenzuar ne Washington per Shqiperine dhe Kosoven.
Dikur Vatra gjyqet i kishte me greker e serbe, tani po “i nxjerrim syte” njeri-tjetrit. Sa keq ku kemi mberritur!
Urime dhe suksese grupit te vatraneve! Dhashte Zoti paqe ne Vater dhe Vatra te kthehet ne binare kushtetues dhe ne misionin e saj perbashkues dhe mbrojtes te interesave shqiptare ne USA.”, përfundon Valentin Lumaj.

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Profesor Sami Repishtit
Sot, më 27 nëntor, përkujtojmë me mall dhe nderim njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. Sami Repishtit, një figure që nuk i përket vetëm kujtesës sonë intelektuale e patriotike, por edhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare.
Humbja e tij la një boshllëk të thellë që vetëm njerëzit e mëdhenj dinë ta lënë pas vetes.
Ai nuk ishte vetëm akademik i shquar, intelektual, letrar e humanist i rrallë, por mbi të gjitha atdhetar i palodhur, zë i ndërgjegjes shqiptare dhe udhërrëfyes moral për brezat.
Ishte luftëtari më dinjitoz i lirisë së Kosovës. Përmes fjalës, veprës dhe shembullit të tij, ai mishëroi ndershmërinë, guximin dhe dashurinë për lirinë.
Lindur në Shkodër, qytetin që ka dhënë shumë figura të ndritura të kombit, pinjoll i një familjeje fisnike, Prof. Repishti u rrit me bindjen se liria nuk është dhuratë, por detyrë.
Qysh i ri, ai sfidoi padrejtësinë dhe diktaturën komuniste, dhe për këtë pagoi çmimin më të lartë: dhjetë vjet burg, përndjekje dhe vuajtje të papërshkrueshme.
Por as errësira më e thellë e burgjeve nuk mundi ta shuante zjarrin liridashës në shpirtin e tij.
Në vitin 1959, ai u largua nga Shqipëria, jo për t’i shpëtuar veten por për të ruajtur idealet dhe për ta mbajtur gjallë shpresën për Atdheun e lirë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e priti jeta e re, ai u bë profesor i respektuar, krijoi një familje të ndershme e të dashur, bēri miq dhe admirues në rrethe akademike e shoqërore, duke u integruar plotësisht në jetën amerikane që u bë atdheu i tij i dytë.
Por zemra dhe shpirti i tij mbetën përherë shqiptare.
Ai ishte krijuesi dhe mendimtari, disidenti dhe ish-i burgosuri politik, intelektuali dhe humanisti i pakrahasueshëm.
Një ikonë antikomuniste dhe qëndrestar i përbetuar, që nuk hoqi dorë kurrë nga kauza e çlirimit të Kosovës.
Rilindësi i fundit, “kosovari i Shkodrës” si quenin,Prof. Sami Repishti, ishte dhe mbetet shërbëtori më i përkushtuar dhe më besnik i çështjes së Kosovës.
Në çdo fjalë dhe shkrim, ai foli për lirinë e shqiptarëve nën diktaturë, për dinjitetin njerëzor dhe për bashkimin kombëtar.
Edhe pse i përndjekur nga regjimi komunist, pas vendosjes në SHBA, ai e bëri kauzën e Kosovës qëllimin e jetës së tij publike.
Ai besonte se çlirimi i Kosovës ishte themeli moral i ribashkimit shpirtëror të kombit.
Në një nga thëniet e tij të përsëritura, Prof. Repishti shprehej:
“Komunizmi do të bjerë herët a vonë. Shqipëria do të mbetet përsëri shtet i pavarur.
Por Kosova është plaga që kullon gjak e që kërkon liri dhe vetëvendosje.”
Në çdo ligjërim, letër apo bisedë, ai përsëriste fjalë që sot tingëllojnë si amanet:
“Nuk ka gjë më të shenjtë se jeta e njeriut dhe dinjiteti i tij.”
“Dija është pasuria më e madhe e një kombi. Ta ndajmë, ta përhapim dhe ta përdorim për të mirën e njerëzve tanë.”
“Kur ideologjia bëhet më e rëndësishme se bashkimi për kombin, atëherë kemi arsye për frikë.”
“Zëri i atyre që nuk kanë zë është zëri që duhet dëgjuar më së pari.”
Unë pata fatin të njihem me Prof. Repishtin para pesëdhjetë vitesh. Që atëherë mbetëm miq përjetë.
Ai më afroi si mik, mentor dhe bashkëpunëtor në kauzën e shenjtë për lirinë e Kosovës.
Nuk ishte thjesht figurë publike, por njeri me zemër të madhe, mendje të kthjellët dhe shpirt të pathyeshëm.
Dinte të dëgjonte, të qeshte, të argumentonte me intelekt të hollë dhe qartësi shpirtërore.
Modestia e tij ishte virtyt për t’u admiruar. Ai nuk kërkoi kurrë lavdi për veten, as mburrje, edhe pse kishte fituar mirënjohje dhe dekorata të shumta nga institucione e personalitete të njohura në SHBA dhe në Evropë.
Gjithçka që bëri, e bëri për kombin, për Kosovën, për të ardhmen.
Ishte ndërgjegje, frymëzim dhe motivues.
Kur u nda nga kjo botë, më 27 nëntor 2024, ai mori me vete paqen që e meritonte, por la pas një trashëgimi që do të jetojë përtej brezave, në libra, kujtime dhe në zemrat e atyre që patën fatin ta njohin.
Shkoi për t’u bashkuar me gegët e mëdhenj shkodranë, bashkëvuajtës të idealit; Arshi Pipën e Martin Camajn, si dhe me shumë e shumë atdhetarë të ardhur nga Kosova dhe viset tjera shqiptare të Ballkanit të egër.
Sot, në këtë përvjetor kujtese, ne nuk përkujtojmë vetëm intelektualin, krijuesin, disidentin dhe atdhetarin, por simbolin më dinjitoz e artikuluesin më të denjë të vlerave të diasporës shqiptare në Amerikë , zëdhënësin dhe shembëlltyrën që na mësoi se dinjiteti njerëzor dhe e vërteta janë themelet e lirisë.
I nderuari Profesor Sami Repishti, edhe pse fizikisht jemi të ndarë, shpirtërisht mbetemi bashkë me ty në kujtimet, mësimet, dashurinë dhe respektin që ke lënë pas.
Pusho në paqe, shpirti fisnik, mendimtari, atdhetari dhe humanisti i përkushtuar,
miku im, Profesor Sami Repishti
Konferenca e Valbonës-Tropojë dhe synimet antikombëtare të organizatorëve të saj- Nga Agron Isa Gjedia
KUR BIJTË E SAJ I VLERËSON KRAHINA- Përgatiti: Besnik Bedollari (Poet, publicist)
Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka: Çun Kuraj u arratis së bashku me të shoqen dhe vajzën e 7 muajshe, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin
KABALISTI I BROADWAY-T LINDOR- Tregim nga ISAAC BASHEVIS SINGER (NOBEL, 1978)- Pёrktheu: Mimoza Erebara
“Miku im, ti nuk ke vdekur! Na ike herët dhe padrejtësisht”- Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin: Kjo nuk është lamtumirë, por shihemi përsëri
Revista belge (1962) “Ndihem plotesisht pergjegjes per barren qe rendon mbi supe…” — Intervista ekskluzive me Mbretin Leka I ne Zvicer
Disa shtete bojkotojnë Eurovisionin për shkak të Izraelit
“Po na i vrasin djemtë”- Lutja e dy nënave më 1977 te Nexhmije Hoxha për Vilsonin e Gencin! Ngjarja në Bllok dhe pushkatimi i tyre
“E gjithë ministria e Ballukut e pandehur apo në arrest”- Agron Shehaj: Parlamenti po mbron një zv.kryeministre të pezulluar nga Gjykata
“Mogherini jep dorëheqjen nga detyra”- Berisha: Ky është standardi europian, kurse Lubi Balluku nuk largohet apo të shkarkohet nga Rama!
Abuzimet e Ballukut dhe pezullimi nga GJKKO, reagon Ambasada Amerikane: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve
AKU kthen 51 tonë misër të ardhur nga Serbia, pas analizave të kryera rezultuan me aflatoksinë
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet