Nëndega e LDK-ë në Bavarinë e Epërme, në Gjermani, mbajti mbledhjen e Kryesisë të saj. Në rendin e ditës trajtoi tri çështje:
1) Zgjedhjet e 28 dhjetorit;
2) Situata aktuale në Kosovë;
3) Të ndryshme.
Kryetari i kësaj Nëndege Dr. Rexhep Nikçi përshëndeti të pranishmit dhe i ftoi ata për angazhim serioz, në realizimin me sukses të procesit zgjedhor të fund-dhjetorit.
Dr. Nikçi ishte pjesë e takimit – one live -, të cilin e realizoi kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, me 58 Nëndegët e Mërgatës, me ç`rast u bëri thirrjen e çiltër anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës, të bëhen pjesë e ndryshimit të madh, për ta sjellur partinë zëmadhe të Presidentit Rugova, sërishmi në pushtet.
Kryetar Nikçi përshkroi shumëçka nga ai takim frymëzues dhe mbresëlënës, me kryetar Lumirin dhe të bashkë partiakëve, sa të çiltër, aq edhe të frytshëm.
Kryetari, Dr. Rexhep Nikçi, me anëtarët e Kryesisë dhe veprimtarët tjerë të LDK-së, në ketë Republikë-shtet, siç konsiderohet në Gjermani Bavaria, kanë një vërejtje serioze, që përkthehet në sugjerim e lutje të madhe: Landi (Republika) e Thüringenit, që përfaqësohet nga Konsullata e Bavarisë, është 450 km. largësi. Qytetet e Landit të Bavarisë, si: Aschafenburg, Koburg, Würzburg, përkatësisht, 355, 325 dhe 280 km. Pastaj janë disa qytete, si: Passau, Lindau, Nürnberg, Salzburg dhe të tjerë qytete, që kanë një largësi nga Mynihu, ku është Konsullata rezidente e Landit të Bavarisë, nga afro 200 km. largësi. Dhe, rrugëtimi ardhje-kthim, shifra dyfishohet, respektivisht, nga 400 deri në 900 kilometra! Në këto rrethana, dështimi i votimit është i pritshëm, i zorshëm, në mos i pamundur, shfrytëzimi i së drejtës për të votuar.
Të kërkosh një sakrificë të tillë stërmunduese nga mërgimtarët qytetarë të Kosovës, nuk na duket vendim i mençur i zyrtarëve të Kosovës, për ta ndaluar votimin jashtë përfaqësive diplomatike të Kosovës. Aq më pak, kur ka zgjidhje të gatshme dhe shumë më pak të kushtueshme.
Ne sollem shembuj vetëm nga Gjermania. Por, po ta llogarisim zgjatimin e Italisë, nga Brindisi në Ambasadën në Romë 572 km., dhe nga Trieste në Romë 673 km., vetëm rrugëtim një drejtim. Shumëzuar me 2-in kthim, rezulton, respektivisht, me 1.144 dhe 1.346 km. Çfarëdo arsyetimi i një vendimi absurd, siç është ai i kufizimit të votimit, ngujimit vetëm në lokalet zyrtare, është barazi me zero (o)!
Kemi bindjen se asnjëri nga ata zyrtarët, që kanë aprovuar një vendim të tillë, kurrë nuk do ta merrnin mundimin, për të bërë qindra kilometra rrugë, për ta hedhur fletë-votimin e tyre në kutinë përkatëse! Dorën në zemër, jemi skajshëm të hatëruar, për ketë shkelje flagrante të së drejtës elementare, siç është e drejta ligjore e votimit, qytetarë të devotshëm të Atdheut-Kosovë.
Megjithatë, keni kohën, mendjen dhe nderin ta rishikoni vendimin absurd e skandaloz, siç është mohimi i të drejtës të votimit të bashkë atdhetarëve tuaj në Mërgatë. Praktika e votimit të mërgimtarëve, jashtë përfaqësive diplomatike, është e njohur në shtetet ballkanike dhe evropiane. Sigurimin e votave e bëjnë të zotët, ndërsa komisionarët, vëzhguesit e huaj, janë vetëm dekor. Prandaj, nuk ia vlen të bëhet asnjë udhëtim dhe shpenzim i kujtdo qoftë, nga Kosova apo nga diku gjetiu.
Hiç më pak diskriminuese nuk është as kufizimi, mohimi i të drejtës për votim, për ata që kanë lënë shtetësinë e Kosovës, përdhunshëm. Dhe, për ta realizuar të drejtën e dy shtetësisë, kemi shkruar dhe ankuar deri në organet qendrore të disa shteteve të Evropës, përfshi edhe protesta. Paradoksale, por mërgimtarëve tanë u kërkohej ta hiqnin edhe shtetësinë e Serbisë, edhe pse fëmijët e tyre kurrë nuk e kishin pasur! Ata humbisnin ditë pune dhe shpenzonin mijëra euro, për avoketërit dhe burokracinë e zyrtarëve të Beogradit, sepse fëmijët shkollarë, pa shtetësinë vendore, kishin një serë kufizimesh shkollimi, më sakt, specializimi dhe punësimi.
Kemi kërkuar që rimarrja e shtetësisë të Kosovës, të bëhet në grup, pa sorollatje dhe burokracira të panevojshme. Premtimi fillestar ishte i bujshëm, por, deri me tani nuk është realizuar! Se ku është arsyeja e këtij hezitimi, ende nuk e kemi mësuar?
Na ishte një kohë, kur kryetarja klasike e KQZ-së, Valdete Daka, nga 174 mijë zarfe, i skarconte 72 mijë zarfe. Dhe, kur ajo e tepëroi, me provokimet e përsëritura dhe të porositura, nga shefi i saj Hashim, se, kinse, shumësia e mërgimtarëve po votojnë për një parti të preferuar, Presidentja Vjosë, me të drejtë e shkarkoi nga posti. PDK-ja edhe sot e vajton shkarkimin e saj meritor.
Edhe në zgjedhjet e fundit KQZ-ja aktuale, edhe pse simpatike, e bëri namin, me pavlefshmërinë e fletë-votimeve. Edhe për çiftet pleq, kërkonin – e-mail – të veçantë. Kërkesat për procedurën e regjistrimit dhe të tjera, duhet të reduktohen, sepse pavlefshmëria e fletë-votimeve, e shprehur në shifra, është qesharake, madje tmerruese!
Nëse thuhet, madje është konfirmuar se gjysma e popullsisë të Kosovës punon dhe jeton jashtë Kosovës, atëherë, pse të mos jenë votuesit e Mërgatës, të paktën, sa gjysma e votuesëve vendorë, në Kosovë?!
Rrjedhimisht, kjo është barazi me mohim, me dashje, të së drejtës të votimit, për një pjesë të konsiderueshme të mërgimtarëve tanë. Dhe, kjo nuk nderon as qeverinë dhe as shtetin tonë demokratik. Mendoj se subjektet politike, me polarizimin artificial që manifestojnë, ligjërisht, duhet shpërfillur, aq më parë kur bëhen pengesë hiç reale, në rastin konkret, të realizimit të procesit zgjedhor.
Ne, mërgimtarët, përcollëm me vëmendje mbledhjen e KQZ-së, ku u vendos për shtypjen e fletë-votimeve, dërgimin të gatshme në Mërgatë dhe shpenzimin shtesë prej 4 milionë euro! Mall “derzhave hesapi”, thonin pleqtë! Zhvatje e pa dhimbshme e buxhetit shtetëror! Një vendim alogjik dhe burokratik! Me të drejtë këtë vendim e quajtën të dështuar anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi dhe kryetari KQZ-së, Kreshnik Rodoniqi. Pra, vendimi shtesë i përgatitjes të fletë-votimeve në Kosovë, është sa burokratik, i panevojshëm aq edhe abuzues i buxhetit shtetëror.
Ne, mërgimtarët, kemi biseduar dhe konsultuar mjaftueshëm, për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë, të drejtën e shfrytëzimit të votimit, duke kursyer kohë
dhe shpenzime të panevojshme.
Shembullojmë me Gjermaninë e madhe:
Është një ambasadë dhe 4 konsullata. Ministria përkatëse ka shtuar edhe 10 pika votuese jashtë këtyre. Për hapësirën gjeografike gjermane edhe 50 vend-votime po t`i shtonte, nuk janë të tepërta. Zhurmimi reagues i subjekteve politike, në Kosovë, nuk ka qenë fisnik, madje hiç real. Banalizimi se nuk mbahen zgjedhje në klube, shoqata, kafenera e tjera, është fyes, madje i turpshëm. Logjistika e votimit kërkon një tavolinë gjatoshe me disa karrike dhe një komodinë gjysmë të mbyllur.
Komisioni i përbërë i nga 2 përfaqësues të subjekteve politike. Numërimi i votave bëhet në prezencë të komisionit komplet. Firmoset Proces-verbali, me nënshkrimet nga komisioni përkatës dhe përcillet në KQZ, i fotografuar. Ndërsa i gjithë materiale mbyllet në kutinë votuese dhe përcillet ngeshëm, në Komisionin Qendror Zgjedhor në Prishtinë, vetëm për verifikim dhe përputhje të numrit të votuesëve me numrin e fletë-votimeve.
Mërgimtarët e inkuadruar në shoqërinë evropiane, e marrin shumë seriozisht çështjen zgjedhore, në përgjithësi, dhe procesin e votimit, në veçanti, madje i çfarëdo natyre qoftë. Sepse çdo tentim për manipulim është i dënueshëm dhe turpërues. Pavarësisht lëvizjeve në subjektet politike, bashkëjetesa e mërgimtarëve shtrihet në kohë prej dekadash. Andaj, përzgjedhja e komisioneve përkatëse, është sa e lehtë, aq edhe e sigurtë. Mërgata e përdorë shumë votimin e fshehtë dhe nuk njihet shitë-blerja e votës.
Prandaj, e gjithë burokracia e vonesave të panevojshme, bartja e kushtueshme, të paktën, nga Mërgata dhe pritjet me ditë e javë, për ta shpallur rezultatin zgjedhor, është jashtë çdo logjike normale!
Duke praktikuar ketë mënyrë zgjedhore, mërgimtarët do ta gëzonin të drejtën e votimit, si qytetarë legjitim të Kosovës, rrjedhimisht, si pjesë integrale e Atdheut-Kosovë.
Urojmë dhe besojmë për mirëkuptim nga organet kompetente të Republikës të Kosovës!
NË EMËR TË KOMISIONIT PËR INFORMIM
Idriz Zeqiraj
Aida njatjeta, jo gjithkush ne keto kohehera te keqia te beson,vetem ne qe kemi kaluar nga ajo rruge,ka dhe nje gje se ne librat e shkolles nuk shkruhet asgje per krimet qe kane bere perbinshet injorante.Do te beje mire disa gjera ti kishe zgjidhur dhe vete me zgjuarsi qe te zinte gjumi rehat,.Te pershendes dhe te uroi shkruaj dhe me emra qe te dine njerzit se kush I ka bere keto krime……
Dëshmitë jqnë dënimi lëtyne barbarëve që nuk u dënuan kurrë por ka dhe zot.!!
Të mos vihen para përgjegjësisë sadiste, torturuesit…Ky është krim kombëtar i drejtësisë shqiptare…
Sa te jete gjalle Berisha dhe klika e tij kur nuk fo denohen dhe do vendoset drejtesia sepse Ai dhe politika e tyre komuniste ishte ne plan qe pjella komuniste do vazhdonte ate qe lane baballaret pra 28 vjet vetem rrumpall, krime varferi ikje masive, droge korupsion jete mizerje mjere njerzit ne dore te kujt jane
Per ironi te asaj qe thoni ju, shoku Xhota, pikerisht nipi i ketij shokut Himçi eshte ai gjykatesi Pellumbi, qe zhberi vendimin e apelit dhe riktheu Sali Berishen ne detyrim paraqitjeje tek ata shoket e SPAK-ut. Prandaj keto perralla me “Berishen komunist” shkoni e ia thoni me mire ndonje ish-te perndjekuri qe ka firmosur per te spiunuar shoket e burgut.
Ju kuptoj me se miri zu.Aida …………….esht e tmerrshme
Të jeni krenare për babanë njelloj si dhe ai do të krenohej me ty ! Ai regjim i poshter ka shkelur mbi shumë familje prandaj sje e vetme, e them k’të sepse njerëz jemi ka momente që ndien nevojen të shperthesh duke menduar në hakmarrje, hakmarrjen ku ta kerkosh?
Ta kujtoni përherë babanë, motër!
Ju faleminderoj qe me lexoni ..hakmarrja me e mire eshte ti shkruajme te gjithe historit tona ..xhelati ..eshte ne pushtet per te na prer edhe gjuhen edhe duart ..por une si ..femer e fort deri sa te mbyll syte do ti bej liber ..jo vetem per babain po sa e sa historira te tilla di une ..
Koha spo me premton te shkoj e ta redaktoj …jam bllokuar nga korona virusi !