Diana, Princesha e Uellsit vdiq me 31 gusht 1997 si pasojë e plagëve të marra në një aksident me makinë në tunelin e Pont de l’Alma në Paris, Francë.
Ajo ishte në makinë me Dodi Fayed, dhe shoferin e Mercedes-Benz, Henri Paul, të cilët u deklaruan të tre të vdekur. Edhe pse mediat fajësuan paparacët pas makinës, një hetim gjyqësor francez 18-mujor gjeti se rrëzimi ishte shkaktuar nga Paul, i cili humbi kontrollin e makinës me shpejtësi të lartë, ndërsa ishte i dehur.
Disa hulumtime, zbuluan më vonë se Lady Diana gruaja e Princ Çarls dhe nënë e dy djemve, kishte qënë shtatzënë me të ‘dashurin e saj sekret’ Dodi Fayed.
Foto e fundit para aksidentit te Lady D ne ParisMakina e shkaterruar nga aksidenti ku humbi jeten Lady D
Foto e Lady D ne 30 gusht, pak ore para aksidentitLady D dhe Dody al Fayed ne ashensorLady D ne hotel Ritz ne ParisLady D, foto e fundit ne hotel perpara aksidentit
Diana dhe Dodi ne momentet e fundit perpara aksidentit
Kurore me lule e vendosur ne vendin ku humbi jeten Lady DFotografet e ndaluar pas aksidentit te Lady D
Mohamed Al Fayed, babai i Dody, ne Gjykaten e Londres ne shkurt 2008 ku akuzoi Mbreterine dhe Sherbimin SekretLulet ne ceremonine mortore ne Pallatin Kensington
Lady D dhe Dodi Al FayedLady D dhe Dodi ne Saint Tropez ne 22 gusht 1997, 9 dite para aksidentitDiana dhe Dodi ne 10 vjetorin e aksidentitDiana dhe Karli i Anglise ne nje poze informale
Karli dhe Diana ne 29 korrik 1981, nje puthje nga ballkoni i Buckingham PalaceKur erdhi ne jete William ne spitalin St Mary ne Londer ne 22 gusht 1982Diana dhe Karli ne nentor 1988Diana me William e Harry ne 1984Diana me Karlin ne Indonezi ne 1989Ngjashmerite mes Lady D dhe Kate MiddletonLady D dhe Kate ne kohe te ndryshme ski ne ZvicerLady D dhe KateKurora e Lady D
Një gropë tjetër karstike është shfaqur këtë fillim dhjetori në periferi të qytetit të Belshit, duke rikthyer shqetësimin e hershëm në zonën e Dumresë, e njohur për formacionet e tilla natyrore që ndër vite kanë krijuar plot 84 liqene.
Gropa e fundit është hapur në lagjen ‘Hysa’, vetëm 1 kilometër larg qendrës së qytetit në një zonë të banuar me dhjetëra shtëpi.
Banorët raportojnë se ajo po zgjerohet dhe thellohet çdo ditë, duke krijuar panik e pasiguri për sigurinë e banesave dhe lëvizjen e fëmijëve.
Sipas informacioneve nga terreni, fenomeni karstik ka ndryshuar ndjeshëm sipërfaqen e tokës, duke bërë që dhjetëra banorë të ndihen të rrezikuar dhe të kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet.
Ndërkohë, autoritetet vendore kanë paralajmëruar banorët të mos i afrohen gropës, veçanërisht fëmijët që rrezikojnë më shumë për shkak të pavetëdijes mbi pasojat e këtij fenomeni.
Po ashtu, është konfirmuar se në orët në vijim do të nisë rrethimi i perimetrit, ndërsa faza e dytë do të jetë mbushja e gropës me inerte për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Fenomenet karstike në Dumre vijojnë të jenë një sfidë e përhershme, por shfaqja e tyre në zona të banuara rrit urgjencën për masa parandaluese dhe studime të thelluara gjeologjike. gsh
Bullgaria mund të jetë përballur më 1 dhjetor me protestat më masive në historinë e saj moderne
Radio Evropa e Lirë
1Turma njerëzish janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit të Bullgarisë në Sofje më 1 dhjetor. Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Sofjes, ndërsa protesta tjera të ndara janë mbajtur në dhjetëra qytete tjera bullgare. Pakënaqësitë janë rritur për shkak të një projektbuxheti të vitit 2026 që parasheh rritjen e taksave dhe të pagesave për sigurime shoqërore, duke rritur edhe më shumë zemërimin te banorët që e shohin Qeverinë si të korruptuar.
2Disa gra duke bërtitur jashtë ndërtesës së parlamentit në Sofje. Protestat masive janë organizuar pasi Qeveria bullgare kishte thënë fillimisht se do ta tërhiqte draftin e buxhetit për vitin 2026 dhe më vonë ka vendosur ta çojë atë përpara.
3Alexander Karatov ka qenë njëri prej protestuesve në rrugët e Sofjes më 1 dhjetor. Ai i ka thënë Shërbimit bullgar të Radios Evropa e Lirë se e vëren që si punëtor po mashtrohet në baza të rregullta. “Ata vetëm dëshirojnë të vjedhin edhe më shumë”. Kjo ka qenë protesta e parë në të cilën ai ka marrë pjesë. “Ndjeva nevojë të dal, e ndjeva obligim”, ka thënë ai.
4Protestuesit në Sofje duke mbajtur një pllakatë të Jolly Rogerit nga seria e famshme japoneze “One Piece”. Simboli është përdorur nga të rinjtë protestues nëpër gjithë botën në vjetët e fundit.
5Karolina Koleva ishte një tjetër protestuese që foli për Radion Evropa e Lirë.“Nuk e kam problem që të kontriboj me pagën time, nëse këto para shkojnë për njerëzit që kanë nevojë, sikurse pensionistët, nënat, mësuesit dhe për kujdes shëndetësor”, ka thënë ajo. “Por kjo gjë tani, kjo taksë shtesë dhe sigurimi shoqëror do të përfundojnë për përfitime të njerëzve që në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në zhvillimin e shtetit”, ka thënë ajo.
6Protestuesit me një pllakatë të politikanit bullgar, Delyan Peevski gjatë protestave në Sofje. Kjo figurë politike bullgare është e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, nën dyshimet për korrupsion.
7Një protestues shihet me një shtyllë metalike parkimi gjatë protestave në Sofje, në të cilat shpërtheu edhe dhuna në mbrëmjen e 1 dhjetorit.
8Protestuesit duke thyer dritaret e zyrave politike në Sofje.
9Një protestues duke shtyrë një kontejner mbeturinash që digjet teksa kishin shpërthyer përleshjet mes protestuesve dhe policisë në Sofje.
10Një protestues duke tentuar të hedhë gjësende në drejtim të policisë. Protestat po zhvillohen teksa Bullgaria përgatitet për ta fuqizuar përdorimin e valutës evropiane, euro, prej 1 janarit 2026.
Qytetarët në Kosovë po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar. Në sheshet e Prishtinës dhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj kuqezi, por edhe flamuj të Kosovës. Në Kosovë kjo ditë nuk është festë zyrtare, por çdo vit shpallet ditë pushimi nga Qeveria.
1Dy vajza në Prishtinë bëjnë simbolin e shqiponjës në Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar.
2Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të vendosur afër ndërtesës së Qeverisë.
3Qytetarë të shumtë në sheshet e Prishtinës në 113-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
4Në çdo 28 nëntor, përveç simboleve kombëtare shqiptare qytetarët nuk harrojnë as rekuizita me flamurin e Kosovës.
5Një makinë me flamurin kombëtar shqiptar kalon pranë ndërtesës ku ndodhen disa ministri.
6Në Kosovë, 28 nëntori nuk është festë zyrtare, por Qeveria çdo vit, përmes një vendimi të posaçëm e shpall këtë ditë si ditë pushimi.
7Flamuj kombëtarë shqiptarë të vendosur në sheshin e Prishtinës.
8Një lokal në Prishtinë i stolisur me flamurin e Shqipërisë dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
9Një burrë me plis në kokë, emblemë të UÇK-së dhe kobure në brez.
10Flamuj kombëtarë shqiptarë të vendosur nëpër Prishtinë.
11Një ish-ushtar i UÇK-së duke festuar 28 Nëntorin.
12Dy burra kalojnë në sheshin e Prishtinës, ku në një ndërtesë janë vendosur flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.
13Një fëmijë në Prishtinë valëvit flamurin kombëtar shqiptar.
14Një veturë me targa të Tetovës shihet duke lëvizur në Prishtinë, teksa në të janë vendosur disa flamuj kombëtarë shqiptarë.
15Një shitës ambulant në Prishtinë ka ekspozuar portrete të figurave kombëtare shqiptare, të Gjergj Kastriotit, Ismail Qemajlit dhe Isa Boletinit.
16Disa persona kalojnë pranë një lokali në Prishtinë që ka vendosur në dritare një flamur kombëtar shqiptar.
17Një flamur kombëtar shqiptar i vendosur në një rrugë diku në Kosovë.
18Prishtina e stolisur me flamuj kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.
19Një flamur i madh i Shqipërisë i vendosur në një ndërtesë në Prishtinë.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ekspozoi armë dhe pajisje në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, më 27 nëntor, në Ditën e Forcës. Udhëheqësit e lartë shtetërorë, qytetarë dhe nxënës të shkollave fillore dhe fëmijë kopshtesh shkuan që të shihin nga afër ushtarët dhe pajisjet e tyre. FSK-ja aktualisht është në proces të transformimit në ushtri. Qeveria e Kosovës ka thënë se në katër vjetët e fundit janë investuar mbi 400 euro vetëm për blerjen e pajisjeve të reja për FSK-në.
1Një ushtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me djalin e saj në kazermën “Adem Jashari”.
2Reflektimi i një ushtari të FSK-së në tytën e një arme të ekspozuar për Ditën e Forcës.
3Pjesëtarë të FSK-së me makina transportuese. FSK-ja ka pajisje të llojeve të ndryshme, përfshirë autoblinda të prodhimit amerikan dhe turk.
4Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, komandantja supreme e FSK-së, vizitoi kazermën “Adem Jashari” në Ditën e Forcës.
“Ushtria jonë çdo po forcohet, po bëhet më operacionale, më ndërvepruese dhe më profesionale”, tha Osmani për mediat.
5Sipas Qeverisë së Kosovës, në katër vjetët e fundit janë investuar më shumë se 400 milionë euro për pajisje të reja të FSK-së.
6Fëmijë me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vizitojnë kazermën “Adem Jashari” në Ditën e Forcës.
7Armë që përdoren nga FSK-ja.
8Fëmijët duke shikuar pajisjet që përdoren nga FSK-ja.
9Fëmijë të veshur me rroba të stilit ushtarak dhe me kapele me emblëm e UÇK-së fotografohen së bashku me një ushtar të FSK-së.
10Armë të ekspozuara në kazermën e FSK-së. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një video-mesazhi në Ditën e Forcës tha se “Ushtria e Kosovës është historia jonë e suksesit”.
11Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që vizitoi kazermën “Adem Jashari”, tha se FSK-ja garanton paqen në Kosovë.
“Ditë e lumtur për të gjithë ne për shkak se me FSK-së, me këtë ushtri të pajisur kaq mirë dhe gjithnjë e më shumë, brezat e ri do të jenë të sigurt të jetojnë në paqe, të zhvillohen e të lulzojnë”, u shpreh ai.
12Fëmijët duke u fotografuar me pjesëtarët e FSK-së.
13Kamionë që përdoren nga FSK-ja u ekspozuan në Ditën e Forcës.
14Një ushtar i FSK-së përshëndet fëmijët në kazermën “Adem Jashari”.
15Përveç autoblindave, kamionëve, armëve, FSK-ja ka blerë edhe dronë nga SHBA-ja dhe Turqia, të cilat nuk u ekspozuan gjatë 27 nëntorit.
16Një pjesëtare e FSK-së.
17Fëmijët përshëndeten nga pjesëtarët e Policisë ushtarake të Kosovës.
Një orë xhepi prej ari e gjetur në trupin i një prej pasagjerëve më të pasur të Titanikut është shitur për 1.78 milion paund, duke vendosur një rekord të ri në ankand, raporton BBC.
Ora i përkiste Isidor Straus, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Ida ishte mes më shumë se 1,500 viktimave që humbën jetën pasi anija, në udhëtimin e saj nga Southampton drejt Nju Jorkut, u përplas me një ajsberg dhe u fundos më 14 prill 1912.
Trupi i tij u gjet disa ditë pas tragjedisë dhe ndër sendet personale ishte edhe ora e xhepit 18 karatësh e markës Jules Jurgensen. Ajo ka qëndruar në pronësi të familjes për më shumë se një shekull deri në shitjen e së shtunës në shtëpinë e ankandeve Henry Aldridge and Son në Devizes, Wiltshire.
Isidor Straus, me origjinë nga Bavaria, ishte një biznesmen dhe politikan amerikan, si dhe bashkëpronar i qendrës së njohur tregtare Macy’s në Nju Jork.
Isidor Straus dhe gruaja e tij Ida
Gjatë natës së fundosjes, besohet se bashkëshortja e tij besnike, Ida, refuzoi të hipte në një varkë shpëtimi, duke thënë se nuk donte të linte burrin e saj dhe se do të preferonte të vdiste pranë tij. Trupi i saj nuk u gjet kurrë.
Në të njëjtin ankand u shit edhe një letër e shkruar nga Ida Straus në letrën zyrtare të Titanikut dhe e postuar gjatë udhëtimit, e cila arriti çmimin 100,000 paund.
Një listë pasagjerësh të Titanikut u ble për 104,000 paund, ndërsa një medalje ari e dhënë ekuipazhit të anijes shpëtuese RMS Carpathia nga të mbijetuarit u shit për 86,000 paund.
Në total, ankandi i objekteve të lidhura me Titanikun arriti vlerën e 3 milionë paundëve. Panorama
Kievi e ka publikuar një listë me qindra vepra arti që beson se janë vjedhur teksa forcat ruse janë tërhequr nga Hersoni, qytet në jug të Ukrainës, tre vjet më parë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
1“Nuk do ta lejojmë”, pikturë e vitit 1961 nga Georgy Malakov, e cila shpërfaq betejën për Kievin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gravura është një nga qindra veprat e artit që janë publikuar nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës më 11 nëntor. Lista është publikuar në përvjetorin e tretë të rikthimit të Hersonit, më 2022.
2“Pijanecët” – pikturë pa datë nga Vladyslav Izmailovych. Pikturat kanë qenë kryesisht në Muzeun e Artit Rajonal të Hersonit, ku veprat e artit besohet se janë vjedhur nga forcat pushtuese ruse.
3Olga Honcharova, e cila ka qenë drejtoreshë e Muzeut Rajonal të Hersonit atë kohë, shihet duke shikuar hapësirat bosh të muzeut në dhjetor të vitit 2022, pak pasi forcat ukrainase e kanë kthyer kontrollin e qytetit, pas tetë muajve të pushtimit rus.
Drejtoresha paraprake e muzeut raportohet të ketë ikur nga Ukraina me forcat ruse dhe akuzohet për nxitje të plaçkitjes masive.
4Piktura Hayet (Jeta) është e datës 1975 e Horace Chernukhinit. Inteligjenca ushtarake e Ukrainës i ka futur në katalog 1.233 piktura që janë vjedhur nga muzeu bashkë me shumë vepra tjera arti.
5Bashkë me pikturat, në listë janë edhe shumë skulptura që besohet se janë vjedhur, sikurse kjo figurinë e Mikhail Vrubelit që daton prej vitit 1900.
6DniproHES, gravurë e vitit 1951 nga Oleksandr Pashchenko, që paraqet ndërtimin e Hidrocentralit të Dnjeprit.
7Këngë e Cossacks, pikturë e vitit 1945 nga Ivan Shulga.
8Pikturë e shekullit 20 e fshatit malor të Gjeorgjisë, Ushguli, e realizuar nga Valery Szeged.
9“Qeni dhe lepuri” pikturë e shekullit të 19-të e Mykola Sverchkovit.
10Portret i Korsakova L.I., pikturë e vitit 1981 nga Felix Kidder.
11Një teatër në qytetin bullgar Varna që daton prej vitit 1957.
12Më 11 nëntor është hapur një ekspozitë në qytetin ukrainas të Lvivit me disa piktura bashkëkohore të inspiruara nga thesaret historike të vjedhura prej muzeve të Hersonit.
Maksym Kozytskiy, guvernator i Lvivit (shihet në fotografi) ka thënë në organizim se “armiku mund të vjedhë piktura, të shkatërrojë ndërtesa, të shkatërrojë monumente, mirëpo është i pafuqishëm para njerëzve që e duan shtetin e tyre dhe qytetin e tyre, dhe të cilët kujdesen për ta ruajtur dhe për të krijuar”.
Ndërsa seanca plenare kaloi me votimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit që u miratua me shumicën e votave të mazhorancës dhe që lidhej me projektbuxhetin dhe projektprogramin, kreu i PD-së, Sali Berisha kërkoi dy minuta fjalë për shpjegim vote sipas rregullores.
Ai ndërsa doli në foltore, mori në dorë një poster me zv/kryeministren Belinda Balluku, që lidhet me skandalin e fundit të aferës së tenderit të Llogarasë, për të cilën ajo është marrë e pandehur nga SPAK.
Përveç fotos së zv/kryeministres aty kishte edhe detaje nga dosja hetimore, për vjedhjen korruptive të tenderit dhe mesazhet e rrjedhura nga dosja në media.
Berisha u përpoq ta mbështeste diku posterin, ndërsa Peleshi i kërkonte të mbante fjalën me minutazh, duke matur kohën.
Pranë i qëndronte edhe një punonjës Garde që largoi posterin pasi Berisha u kthye në foltore për fjalën.
Në posterat e printuar ndodhej zv/kryeministrja Balluku me kryeministrin Edi rama në një takim me kompaninë turke që fitoi tenderin si dhe dokumentet tenderuese të firmosura prej tyre, që janë pjesë e dosjes. GSH
Voal-online – Matt Weber ishte një prej shumë teksistëve të Mollës së Madhe. Në bortin e cab ai vërente njerëzit që kalonin prapa dritareve të vogla duke mbledhur çaste kaluese të jetës. Kështu i ka lindur dëshira të tregojë New Yorkun e tij, e cila e ka shtyrë Mattin të bëhet fotograf.
Nga viti 1978 deri sot Matt ka dokumentuar ndryshimet e një qyteti në lëvizje të papushuar por edhe shumë të rëndë. Fotot e tij në bardh e zi, botuar nga New York Times e nga gazeta të tjera me emër, përveç se në disa libra, kanë dëshmuar mjerimin dhe dhunën. Pastaj kthesa: Matt ka vendosur t’i tregojë edhe çastet e vogla të lumturisë. Duke i pavdekësuar puthjet e të panjohurve që këmbehen në rrugë. Puthje lamtumire apo përshëndetjeje, për të bërë paqe apo për të shfryrë pasioin. Kush janë këtë çifte? Ku shkojnë? E çfarë provojnë? Askush nuk e di, por sigurisht fotografi kap një çast të rëndësishëm të jetës së tyre, një çast lumturie, një shprese.
Një çift puthet në metropolitanë, pa çarë kokën për vështrimet e të tjerëve
Puthje në Coney Islend Pier
Momente historike: një çift i përqafuar për një puthje mesnate, foto e shkrepur më 1989
Shpërthim pasional para një shtylle telegrafike
Një çift i sapomartuar puthet para restorantit Nathan të Coney Island, Brooklyn
Një çift i përqafuar sodit qiellin
Një puthje para restorantit Sbarro të Times Square
Puthje mëngjesore: një çift ndahet në rrugë para se të marrin drejtim të kundërta për të shkuar në punë
Manhattan – puthje në mes të rrugës
Një çift duke ecur puthet në Times Square
Një kalimtare përjeton e trazuar puthjen e dy të rinjve në rrugë
Një çift përqafohet në shikimin e raperit Ludacris nga vitrina e një dyqani
Met Kiss: një break në shkallët e Metropolitan Museum of Art
Puthja e parë e vitit të ri, në mesnatë në rrugë
Obama Victory Kiss; festohet në rrugë zgjedhja e presidentit më 2008
Prap në metropolitanë, 2004
Puthje metropolitane
Një çift çakërqejf duke pritur trenin
Mbrëmë presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Hamasit dhe Izrael, që pritet t’i japë fund luftës që po vijon prej dy vitesh.
Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, shihet shkatërrimi që 2 vite luftë i kanë bërë Gazës, duke e kthyer në një gërmadhë të vërtetë.
Kjo foto historike është shkrepur më 27 shtator 1984, me rastin e kremtimit të 30 vjetorit të Maturës 1954. Jemi përpara hyrjes kryesore të godinës të gjimanazit “Raqi Qirinxhi” të asaj kohe dhe paraqet mësues e ish nxënës të atyre viteve.
Shquaj mes tyre N/drejtorin e shkollës Niko Bello (mësuesin e gjeografisë dhe frëngjishtes), Ligor Serafimi (mësuesin e biologjisë). Tasi Gusho (mësues i historisë) dhe disa të tjerë që unë nuk i njoh.
Po ashtu ish nxënesit, që më vonë u bënë kuadro specialistë në fusha të ndryshme, si Llazar Ekonomi (mësues matematike), Ilia Jorgji (mësues fiskulture), Viktor Gjika (regjizor i njohur filmi), Teodor Laço (shkrimtar dhe politikan), Dhimitraq Kaçadani (mësues matematike), Jani Vasili (jurist)… etj.
Jeni të ftuar, secili prej jush miqte e mi të fb-ut, ta plotësni këtë foto edhe me emrat e tjerë, që unë nuk arrij dot t’i identifikoj sepse nuk janë të brezit tim. Aty mund të jenë shumë prej prindërve apo njerëzve tuaj të afërt.
–
PS. Çdo qytet duhet te kete “Kujtesen” e vet, ne te gjitha fushat e aktivitetit nder vite. Tradita eshte baza mbi te cilen ecen perpara cdo komunitet. Kjo mbetet detyre e korcareve, brenda dhe jashte qytetit, te kontribuojne me foto, vidio, piktura etj per pasurimin e kesaj kujtese kolektive.
Komentet