Qershor 2020
Me rastin e Ditës Botërore kundër Komunizmit Fondacioni Amerikan “Victims of Communism, Memorial Foundatition” në Washington, D.C., organizoi më datë 12 Qershor 2020 një Konferencë virtuale, në shenjë respekti dhe homazhi për viktimat e rëna nga komunizmi nē të gjithë botën.
Moderator i kësaj Konference ishte Drejtori Ekzekutiv i saj Marion Smith. Në pamjet filmike folësit kryesorë ishin ish Presidenti George W Bush, ish kongresmeni Tom Lantos, i cili (nuk jeton më) në fjalën e tij ka përmendur edhe viktimat e komunizmit nga diktatura komuniste në Shqipëri. Folën kongresmenë, senatorë, ambasadorë të ish vendeve komuniste, përfaqësues të OKB dhe organizatave jo qeveritare që funksionojnë për të drejtat e njeriut në SHBA.
Për të përshëndetur këtë Konferencë të rëndësishme, e cila u mbajt online për shkak të pandemisë, ishin ftuar gjithashtu Znj. Moza Boletini nga Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe dhe Z. Haxhi Dauti nga Këshilli Shqiptaro – Amerikan.
Komentet