Kompozitori i mirënjohur Enver Shengjergji shpreh zhgënjim ndaj Rovena Dilos
Ja çfarë shkruan Maestro Shengjergji në rrjetin social:
“Kjo është e patolerueshme se si mund të këndohet kënga ime “Nën Kurorën e Ullirit” –
Ku e gjeni këtë të drejtë!
Megjithë respektin e konsideratin time ndaj jush si kengetare me nje kariere te gjate e te sukseshme artistike nuk mund te besh me kengen time si te duash .
E para e ke marrë dhe kenduar pa lejen time
E dyta nje orkestracion qe eshte jashte çdo llogjike te idesë së kenges
Kush te lejon te shtremberosh vijen melodike te kenges
Te shtosh manjera vokalizash, ku ka ne disa vende mos perputhje te thekseve melodike me atë te thekseve te poezise etj etj”
Artistë shqiptarë vihen përballë fakteve të kryera kur u përvetësohen veprat – sepse në Shqipëri edhe sot e kësaj dite nuk njihet e drejta e autorit.
Në çdo vend të botës, shkelje të tilla nëse kryehen janë me pasoja, sepse duhet të demshpërblejnë të dëmtuarin.