Minuta e 53-të, Bekim Bala dhe goooooooooooooooool. Ky ishte vetëm fillimi i rrugës për kombëtaren Shqiptare drejt kampionatit Evropian “Francë 2016”.
Skeptikët e quanin gati të pamundur kualifikimin e kuqezinjve për në Francë, pasi në grup me kuq e zinjtë ishin, Portugalia, Danimarka, Serbia dhe Armenia, pasi ndeshjet me Francën nuk kishin vlerë pikësh.
Do të ishte pikërisht Bekim Bala i cili më 7 shtator të vitit 2015 do ti hapte rrugën suksesit të kombëtares shqiptare, pasi goli i tij në fitoren ndaj Portugalisë në Portugali do ti jepte dhe 3 pikët e para kombëtares sonë.
Vetëm 4 ditë më pas Shqipëria do të barazonte në “Elbasan Arena” me Danimarkën, ku fillimisht do të ishte Lenjani ai që do të shënonte për kuq e zinjtë, një gol i cili rriti së tepërmi besimin tek shqiptarët se kjo kombëtare do të eci gjatë, por vetëm 2 minuta para fundit të ndeshjes Shqipëria do të pësonte gol, duke grumbulluar 4 pikë në dy ndeshjet e para, jo keq për një ekip që cilësohej si më i dobëti i grupit I, edhe pse ne ishim në vend të dytë.
Ndërkohë që në 14 tetor të 2014 do të fillonte dhe kalvari i gjatë i vuajtjeve, i cili do të merrte fund vetëm në 10 qershor te viti 2015 në Lozanë të Zvicrës.
Shqipëria në 14 tetor 2014 do të luante në Beograd përballë Serbisë. Një ndeshje e cila nisi por nuk përfundoi kurrë, sepse në minutën e 44 të pjesës së parë ndeshja ndërpritet, pasi tifozët serbë futen në fushë, sepse droni i Ismail Morinës i irritoi.
Vuajtje dhe tmerr, kjo ishte pasqyra e kësaj ndeshjeje, 30 mijë persona kundër 30 vetëve, por gjithsesi Shqipëria ja doli mbanë vetëm në 10 qershor kur mori 3 pikët e merituara nga CAS, pasi më herët ishte shpallur fajtore nga UEFA.
Në 29 mars 2015, Shqipëria do të luantë sërish në “Elbasan Arena”, ku do të fitonte përballë armenëve me rezultatin 2-1. Një fitore e rëndësishme por dhe spektakolare, pasi arritëm të përmbysim rezultain e pjesës së parë. Ishte fillimisht Mavraj i cili shënoi autogol në portën tonë, por me fillimin e pjesës së dytë do të ishte tjetër histori, pasi Mavraj në minutën e 77-të do të rikthente barazimin, dhe Gashi në të 88 do ti jepte fitoren Shqipërisë.
Për të arritur sërish në vjeshtë, një vjeshtë që nisi jo aq mirë por përfundoi me histori.
Në 4 shtator do të ndesheshim me Danimarkën në Kopenhagen dhe do të barazonim 0-0, një barazim i merituar.
Por sërish në shtator do të pësonim dhe humbjen e parë në “Elbasan Arena”, përballë Portugalisë. U ndëshkuam në fund, pasi në minutën ‘93 Velozo do të ndëshkonte kombëtaren tonë duke na bërë të pësojmë dhe humbjen e parë.
Por pa dyshim humbja që do të na dhëmbë më tepër është ajo e 8 tetorit sërish në “Elbasan Arena”, përballë serbëve. Një ndeshje mjaft e komentuar, një sfidë e luajtur në masa të rrepta sigurie, ku vetëm një ditë më parë heroi i Beogradit Ballist Morina, futet në burg për armë mbajtje pa leje, tjetër histori ajo e djaloshit 18 vjeçar, Marsel Qeleshja, i cili përfundon në qeli sepse hodhi një gur mbi autobuzin serb.
Një sfidë që e fitoi vetëm politika dhe evropianizmi jo Shqipëria dhe shqiptarët, pasi ne u mundëm, pësuam dy gola në fund, nga Kolarov dhe Ljaiç.
Kjo sfidë u harrua shumë shpejt, u harrua sepse vetëm 3 ditë më pas në 11 tetor, djemtë tanë bënë mrekullinë në Armeni, fituan dhe u kualifikuan.
Shqipëria hyri në histori, hapi një faqe të re të futbollit tonë, pasi për herë të parë në stadiumin “Republikan”, të Jerevenit në Armeni fituam bindshëm 3-0, një autogol, një gol I Gjimshitit dhe i Sadikut çuan në peshë mbarë shqipërinë.
Shqipëria në fund ka 14 pikë, është në vend të dytë, pas Potugalisë.
Fitore histore, ëndërr e bërë realite, por jo vetë, ëndrra tani vazhdon, dukese çunave në “Francë 2016”. Tani jemi mes ekipeve më të mirë.
Komentet