Pas reagimeve të shumta të veteranëve për shpërndarjen e “mirënjohjeve” që shpërndan njerëzit jokompetent, shumë prej veteranëve të luftës veten e ndjen sikur të harruar,e nënçmuar.
Të nderuar Invalidë e Veteranë të luftës së UÇPMB-së.
Këto mirënjohje janë vetëm një copë letër dhe përçarje në mesin e juaj të veteranëve. Këto janë shpërndarë nga njerëzit jo kompetent që fare nuk kanë të drejt.
Jonuz Musliu ishte Kryetar i Këshillit Politik. Atij fare nuk i ka takuar të ndajë “mirënjohje” po ashtu dhe “HAXHIT”. Këto nuk mund të jenë valide por janë fallco, se aty kur u ndan fare nuk ishte ish-Komandanti i Përgjithshëm Shefket Musliu e zëvendës komandanti Mustaf Shaqiri “Shpëtimi” te cilëve ju takon ajo e drejt e jo këtyre. Po ashtu nuk janë te ftuar komandantet e zonave e as Komandant “Bala”.Përfaqësuesit e Zonës Operative të Preshevës Brigada 115 “Nijazi Azemi”,Zona Operative e Qarrit,etj!
Meritat askush s’munden me t’ua humb juve ushtareve të lirisë.
Historia vanon, por një ditë e shkruan të vërtetën.
Këto mirënjohje kanë bërë një përçarje në mes të veteranëve e siç po duket dikush po i bën me vetëdije, për ta pare veten se sa veteran i kanë pas tyre. Dhe për të i shtyre në mes veti, në përçarje veteranët.

Jonuz Musliu në emrin e ushtareve arriti të ia siguroi vetes tre vende të punës me pozita të larta në Komunën e Bujanocit :
- Kryetar i Këshillit Nacional Kombëtar,
2 Nënkryetar i komunës bujanocit,
- Kryetar në asamblenë komunale të Bujanocit.
Po ushtarë, e ish komandantet ku mbetën u detyruan të largohen nga vendlindjet e tyre, për ti ikur burgosjeve me prapavijë politike, ushtarët e lirisë mbi 90% u detyruan të largohen nga provokimet e xhandarmerisë Serbe, të cilët hyn në çdo fshat me autoblinda vetëm për ta acaruar situatën dhe për të mbjell frik te qytetarët. U shpërndan gjithë ka, në Kosove kemi numrin ma të madhe të veteraneve që nuk janë të punësuar, nuk munden të ia dalin të mbajnë familjet e tyre, shumica prej tyre nuk kanë të ardhura as për të mbijetuar, as për sëmundjet e tyre për të blerjen e barnave! Kurse këta kapadai mirë ia kanë ngjit për veti, shumë mirë kanë ditë secili prej tyre jeton në luks, etj., etj.
S’mundem fare të ju kuptojmë përse mundoheni të manipuloni me veteranë e t`i shtini në përçarje në mes veti.
Jeni ka gaboheni rend.
Ne i njohim shumicën e tyre që kanë marr mirënjohje, disave fare s’ju ka takuar se s’kanë qenë fare ushtar, kurse shumë prej tyre meritojnë shumë ma shumë se këto mirënjohje.
Këto mirënjohje janë fallco,kopje dhe shumica e tyre i kanë gabuar në shkrim qëllimisht. Po ashtu askund nuk figuron emri i kryetarit të OVL –UÇPMB-së, figuron një nënshkrim i “Hasan Fazlis”.
I bëjë ftesë ish-Komandantit të Përgjithshëm Shefket Musliut e zëvendës komandantit Mustaf Shaqirit, të dalin haptas dhe ti shpallin të pavlefshme këto mirënjohje, se dhe vetë komandanti Shefketi e dinë që këto janë ndarë ilegalisht dhe fare s’ka qenë i informuar për këto mirënjohje.
Po që nuk shpallen të pavlefshme apo të ndahen nga vetë Shefketi, për të gjitha zonat. Po që nuk e bën atëherë çdo komandant zone në veçanti ne do të shpërndajmë në emrin tim .Pastaj mos u çoni me deklarata e telefona te thirrni disa qyqar dhe te thoni qe Bala po pretendon te bej përçarje,siç dini ju te etiketoni!
Ne emrin tim personal, e të Zonës Operative Lluçanë Brigada 111 “Fatmir Ibishi” do t`i i shpërndajë ne ketë muaj!
Me respekt Bajram Arifi
Komandant “Bala” Invalid lufte
Zona Operative Lluçan
Komentet