Kjo foto historike është shkrepur më 27 shtator 1984, me rastin e kremtimit të 30 vjetorit të Maturës 1954. Jemi përpara hyrjes kryesore të godinës të gjimanazit “Raqi Qirinxhi” të asaj kohe dhe paraqet mësues e ish nxënës të atyre viteve.
Shquaj mes tyre N/drejtorin e shkollës Niko Bello (mësuesin e gjeografisë dhe frëngjishtes), Ligor Serafimi (mësuesin e biologjisë). Tasi Gusho (mësues i historisë) dhe disa të tjerë që unë nuk i njoh.
Po ashtu ish nxënesit, që më vonë u bënë kuadro specialistë në fusha të ndryshme, si Llazar Ekonomi (mësues matematike), Ilia Jorgji (mësues fiskulture), Viktor Gjika (regjizor i njohur filmi), Teodor Laço (shkrimtar dhe politikan), Dhimitraq Kaçadani (mësues matematike), Jani Vasili (jurist)… etj.
Jeni të ftuar, secili prej jush miqte e mi të fb-ut, ta plotësni këtë foto edhe me emrat e tjerë, që unë nuk arrij dot t’i identifikoj sepse nuk janë të brezit tim. Aty mund të jenë shumë prej prindërve apo njerëzve tuaj të afërt.
–
PS. Çdo qytet duhet te kete “Kujtesen” e vet, ne te gjitha fushat e aktivitetit nder vite. Tradita eshte baza mbi te cilen ecen perpara cdo komunitet. Kjo mbetet detyre e korcareve, brenda dhe jashte qytetit, te kontribuojne me foto, vidio, piktura etj per pasurimin e kesaj kujtese kolektive.