Kina do të vendosë tarifa 84% për mallrat amerikane nga e enjtja, nga 34% e paralajmëruar më parë, tha të mërkurën ministria e saj e financave, duke shtuar se ato do të hyjnë në fuqi më 10 prill.
Kjo ishte trazira e fundit në një luftë tregtare globale të shkaktuar nga Presidenti Donald Trump.
Tarifat “reciproke” të Trump për dhjetëra vende hynë në fuqi në mesnatë, duke përfshirë tarifat masive 104% për mallrat kineze.
Vendet e Bashkimit Evropian pritet të miratojnë kundërmsat e para të bllokur të mërkurën, duke iu bashkuar Kinës dhe Kanadasë në tërheqjen e tyre.
Trump gati dyfishoi tarifat për importet kineze, të cilat ishin vendosur në 54% javën e kaluar.
Kina paralajmëroi se kishte “vendosmërinë dhe mjetet” për të vazhduar luftën, nëse Trump vazhdon të godasë mallrat kineze.
Burimet i thanë Reuters se banka qendrore e Kinës u ka kërkuar bankave të mëdha shtetërore të reduktojnë blerjet në dollarë amerikanë, dhe nuk do të lejojë rënie të mprehtë të juanit.
Kina i tha Organizatës Botërore të Tregtisë se tarifat e Shteteve të Bashkuara kërcënonin të destabilizonin më tej tregtinë globale./ Reuters. sn