Këshilli i Evropës e cilëson bllokadën policore ndaj News24, një akt që bie ndesh me vendimin e Gjykatës e cila urdhëroi kthimin e gazetarëve dhe dorëzimin e pajisjeve të tyre.
Në një reagim të saj, përmes platformës FOM (Freedom of Media in the Council of Europe) një mekanizëm që ka për qëllim mbrojtjen e lirisë së medias, KiE ka vlerësuar raportimin e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë AGSH-së mbi situatën e krijuar me News24, ku gazetarëve të saj iu privua puna me heqjen e sinjalit të transmetimit.
Gjithashtu, aksesi në godinë dhe moslejimi i tërheqjes së sendeve personale, kompjuterave dhe dosjeve të punës në godinën e rrethuar nga policia ushtarake, megjithëse vendimi i gjykatës ua lejonte këtë të drejtë.
Shprehje mbështetjeje për AGSH-në dhe Myzyrajn erdhën nga Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Sekretari i Përgjithshëm i së cilës, Ricardo Gutiérrez, të cilët mbështetën punën e AGSH në intensifikimin e përpjekjeve të saj për të dokumentuar dhe rritur ndërgjegjësimin rreth rastit Fokus Media Group .
“Ky qëndrim i AGSH-së, riafirmon ndihmën për gazetarët, duke inkurajuar ata të luftojnë në mbrojtje të lirisë së shtypit’, thuhet në reagimin e FOM ((Freedom of Media in the Council of Europe). bw