Publikimi i një letre të Xhon Kenedit përmes së cilës kishte kërkuar nga shefi i CIA-s që t’ia tregojë dokumentet sekrete për objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO), 10 ditë para vrasjes së tij, kanë ringjallur spekulimet se presidenti është vrarë për të mos zbuluar të vërtetën për UFO-t.
Memorandumi sekret është njëri nga dy letra në të cilat Kenedi kishte kërkuar informacione për fenomenet paranormale më 12 nëntor 1963, të cilat CIA tash i ka publikuar për herë të parë, sipas gazetës “Daily Mail”.
Shkrimtari Uilliam Lester ka thënë për gazetën se CIA i ka dhënë letrat konform ligjit për liri të informimit, pasi që kishte bërë kërkesë për hulumtime për librin e tij të ri për Xhen Kenedin.
Interesimi i presidentit për UFO-t, pak para vdekjes së tij me siguri se do të ngritin dyshime tek përkrahësit e teorisë së konspiracionit se kush qëndron prapa vrasjes së tij, shkruan gazeta.
Hulumtuesit e misterit të jashtëtokësorëve thonë se letra e fundit e zbuluar dëshmon se presidenti mund të jetë vrarë që të mos mund të zbulojë të vërtetën për UFO-t.
Presidenti Kenedi, përveç letrës së parë drejtuar agjencisë CIA, në të cilin kërkon dosjen për UFO-t, në letrën e dytë drejtuar administratorit të NASA-s kishte shprehur dëshirën për bashkëpunim me ish-BRSS në aktivitetet e përbashkëta në gjithësi.
Lester konsideron se Kenedi ishte interesuar për UFO, i shtyrë nga shqetësimi për shkak të raporteve SHBA me ish-BRSS. Njëra nga arsyet e shqetësimit ishte se një numër i madh i UFO-ve ishte parë mbi ish-Bashkimin Sovjetik dhe Kenedi ishte frikësuar se sovjetikët mund t’i merrnin UFO-t si sulm të SHBA-ve, duke besuar se këto janë krijime të amerikanëve, thotë Lester.
“Unë mendoj se kjo ishte njëra prej arsyeve për shkak të të cilave Kenedi ka dashur që të vijë deri tek këto informacione dhe t’i marrë nga NASA, në mënyrë që të mund sovjetikëve t’iu thotë se “shikoni, nuk jemi ne, ne nuk e bëjmë këtë, ne nuk provokojmë””, ka thënë ai.
Teorikët e konspiracionit thonë se kjo letër tash do të shtojë interesimin edhe për një dokument kontestues “memorandumi i djegur”, për të cilin njëri nga hulumtuesit thotë se e ka marrë në vitet e 90-ta.
Memorandumi, siç thuhet, është nxjerrë nga zjarri me rastin e djegies së dokumenteve të CIA-s dhe u ishte dorëzuar studiuesve të UFO-ve. Në memorandum përmendet emri “Lanser”, që ishte shifra për Kenedin.
Në faqen e parë, drejtori i CIA-s shkruan: “Sikur e dini, Lanser është interesuar rreth aktiviteteve tona, gjë të cilët ne nuk mund ta lejojmë. Ju lutem dërgoni pikëpamjet tuaja deri në tetor. Aksioni juaj në këtë çështje janë vendimtare për mbijetesën e mëtejme të grupit”.
Pronari i ri i “memorandumit të djegur”, të cilin e ka blerë më 2001, po ashtu, konsideron se Kenedi ka shtruar pyetje për UFO, për shkak të të cilave CIA “e ka hequr”.
Komentet