Xhota del nga një librari dhe takon Xhemën.
-“Përshëndetje, Xhotë” – “Përshëndetje, Xhemë!”
-“Pse ishe në librari?”
-“Bleva një libër mbi metempsikozën”
-“Dhe cili është qëllimi…?”
Çfarë është metempsikoza? Xhota fillon t’ia shpjegojë Xhemës:
-“Unë do po ta sjell një shembull, që, mbase do ta kuptosh. Ti vdes, të varrosin, trupi yt tretet dhe bëhet pleh, toka plehërohet, lind bari, kalon një lopë dhe e ha. Pastaj shkon pak më tej në livadh dhe lëshon një tortë të bukur, të nxehtë… Kaloj aty, shoh dhe them: Përshëndetje, Xhemë! Sa ke ndryshuar!.. E kuptove ? Epo jo… është shumë e ndërlikuar le ta harrojmë …”
Xhema ndihet paksa i mërzitur për shembullin dhe mënyrën e shpjegimit të Xhotës, por ai e injoron atë dhe thotë:
-“Jo prit, Xhotë, është interesante. Le të shohim nëse e kuptoj. Pra, le të pretendojmë se ti vdes, ata të varrosin, trupi yt dekompozohet, toka bëhet pleh organik dhe plehërohet, lind bari, kalon një lopë dhe e ha dhe pastaj lëshon në livadh një tortë të bukur, të nxehtë dhe duke avulluar. Kaloj, e shoh dhe them: Oooh, Xhotë! … nuk ke ndryshuar fare! ti je gjithmone i njëjti!!!”