Turi shkon në një dyqan kafshësh për të blerë disa zogj. Ai sheh kafaze me papagaj të bukur, afrohet, shikon dhe pyet shitësin se sa kushtojnë.
Shitësi thotë “varet p.sh., ky kushton 3000 euro, tjetri pranë 5000 dhe i fundit 15000”.
Turi: “por ata janë të njëjtë, pse gjithë ky ndryshim?”
Shitësi: “epo i pari mund të përkthejë nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas”
Turi: “Po… dhe i dyti?”
Shitësi: “i dyti mund ta bëjë edhe me italisht dhe frëngjisht”.
Turi: “epo … pra çfarë dreqin mund të bëjë ky i fundit?”
Shitësi: “I treti? i treti nuk mund të bëjë asgjë, por dy të tjerët e thërrasin… profesor.”