Tre kandidatë për policë takohen për provën e fundit të kamuflazhit. Komandanti i çon në një dhomë të zbrazët me tre thasë dhe u thotë: Tani po dal nga dera, kur të kthehem do të duhet të kamufloheni dhe të mos dukeni më.
Komandanti del nga dhoma dhe kur kthehet nuk sheh më njeri, por sheh që tre thasët janë mbushur. I afrohet thesit të parë dhe e shqelmon thesin, dëgjon lehje. “Shumë mirë, “- i thotë komandanti,- “je kamufluar si qen.”
I afrohet çantës së dytë dhe e gjuan me shqelm, nga brenda dëgjon mjaullimë! “Epo, të lumtë që u kamuflove si mace… shkëlqyer!”
Ai i afrohet çantës së fundit dhe bën një goditje të parë, por nuk pipëtin asgjë, bën një goditje të dytë dhe nuk pipëtin asgjë. Në këtë moment ai fillon të godasë me shkelma dhe grushta thesin derisa një zë i vogël nga brenda pëshpërit: “Patate, jam patate!!!”