Toni takohet me Nikollën që sapo është kthyer nga pushimet:
-Përshëndetje Nikollë, ku ishe me pushime?
-Përshëndetje Toni, unë kam qenë në Spanjë.
-Oho… Spanja është e bukur dhe si ishin iberiket?
-Çfarë thua?
-Po thosha, si ishin gratë iberike?
Nikolla i hutuar belbëzon disa fjalë dhe më pas thotë:
-O Toni, eshte vone, me fal qe duhet te vrapoj, kur te takohemi perseri do t’i tregoj te gjitha.
Sapo Nikolla kthehet në shtëpi, ai shikon enciklopedinë dhe kërkon Iberike:
-Iberike … Iberike … Gratë spanjolle iberike. Oho…
Kalojnë disa muaj dhe të dy takohen sërish:
-Përshëndetje Nikollë, e di që ke qenë larg, ku ke qenë?
-Kam qenë në Greqi.
-Greqia e bukur, po helenet si ishin??
-Hej, çfarë po thua Toni?
-Po thosha, si ishin gratë helene?
Nikolla i hutuar belbëzon disa fjalë dhe më pas thotë:
-O Toni, eshte vone, me fal qe duhet te vrapoj, kur te takohemi perseri do t’i tregoj te gjitha.
Sapo kthehet në shtëpi, Nikolla shikon enciklopedinë dhe kërkon fjalën helene:
-Helene … Helene … Gratë greke. Oho…
Kalojnë disa muaj dhe të dy takohen përsëri:
-Përshëndetje Nikollë, e di që ishe me pushime, ku ke qenë?
-Kam qenë në Egjipt.
-Egjipti është i bukur dhe piramidat, si ishin piramidat??
-Piramidat… piramidat janë alamet copash!!!…