T’i thuash lamtumirë dikujt që e do më shumë se jetën tënde është një gjë e tmerrshme.
Kam një zbrazëti brenda gjoksit. Tani e kuptoj që të jesh i dashuruar nuk mjafton për të qëndruar bashkë, duhen shumë gjëra, gjëra që për fat të keq kanë munguar.
Të kam thënë lamtumirë një milion herë dhe një milion herë të kam kthyer mbrapsht.
Por sot të them lamtumirë me zemër dhe me mendje, nuk mendoj se mund të të fal.
Të dua por nuk mjafton!