Në Argjentinë tregohej për një çift, të cilët kishin dyzet vjet të martuar dhe nuk qenë grindur kurrë.
Një gazetar, shumë kureshtar, takoi burrin e këtij çifti dhe nisi të pyesë:
– Është e vërtetë që ju nuk jeni grindur asnjëherë, gjatë jetës bashkëshortore?
– Po, – u përgjigj burri.
– Si është e mundur? Për shembull, ti nuk je nevrikosur kurrë me gruan?
– Eh, ta lëmë nevrikosjen se nuk hynë fare këtu… Çështja është shumë e thjeshtë. Kur u martuam, ime shoqe kishte një pelë që e donte mbi gjithçka dhe, duke mos jetuar dot pa të, e mori me vete… pra, e solli në shtëpinë time. Një ditë, ishte fillimi i muajit tonë të mjaltit, ime shoqe e mbrehu pelën në karrocë dhe u nisëm për diku. Pas nja dy-tri kilometra rrugë, pela u pengua dhe ra në gjunjë. Ime shoqe e pa me inat dhe nisi të numërojë: “një!”, pela u ngrit dhe vazhdoi rrugën. Kur kishim bërë gjysmën e rrugës, pela u pengua prapë dhe ime shoqe vazhdoi numërimin: “dy!”. Pela u ngrit dhe vazhdoi rrugën. Pa mbërritur te vendi, e shkreta pelë u pengua sërish. Kësaj radhe ime shoqe zbriti nga karroca dhe numëroi: “tre!”… Pastaj, papritur, nxori pistoletën dhe e qëlloi, mu në kokë, pesë herë, pelën e saj aq të dashur. Unë, i tmerruar, i bërtita: “U çmende?! Si e vrave pelën?! O zot, dhe e doje aq shumë!”… Atëherë, ime shoqe, me pistoletë në dorë, më nguli sytë dhe filloi të numërojë: “një!”… Dhe qysh atëherë, ne kemi jetuar në paqe të plotë…
(Marre nga B. Karabolli)