Gjatë një takimi të Byrosë Politike, Stalini kërkoi t’i sillnin një pulë.
Sapo ia sollën ai e kapi me njërën dorë, ndërsa me tjetrën me kujdes filloi ta shpuplonte. Pula bërtiti nga dhimbja dhe u përpoq të shpëtonte në çdo mënyrë, por pa sukses, shtrëngimi i Kobës ishte shumë i fortë për të; ia doli t’i hiqte të gjitha pendët pa probleme të mëdha dhe sapo mbaroi u tha të pranishmëve: “Tani shikoni mirë…”
Në atë moment xhaxhai e vuri pulën në tokë dhe u largua prej saj për të marrë pak kokrra.
Udhëheqësit dhe zyrtarët sovjetikë e shikonin të habitur: pula e lënduar dhe e gjakosur vrapoi drejt tij ndërsa ai hodhi grushte grurë në dysheme dhe vërtitej nëpër dhomë.
Çdo hap i ndërmarrë nga Stalini korrespondonte me të njëjtin numër hapash të ndërmarra nga pula. Kësaj Jozef Stalini i tha: “A e ke parë sesi pula më ndjek me përulësi, me gjithë dhimbjen që i kam shkaktuar? Pra, shumica e njerëzve me marrëzi vazhdojnë t’i ndjekin sundimtarët dhe politikanët, me gjithë dhimbjen që iu shkaktojnë, me të vetmin qëllim për të marrë një dhuratë të pavlerë ose thjesht një ushqim për disa ditë.”