Rozario, një mafioz i vërtetë, pas 30 vitesh kthehet në fshatin e tij në Siçili, mes miqve të tij të vjetër të dikurshëm.
Plaku kureshtar afrohet dhe e pyet “po kush je ti?”
Rozario: “Unë jam vëllai i Kaloxheros, atij që është i ulur në stol!”
Plaku: “Cili nga të katër është Kaloxhero?”
Rozario: “ai me puro!”
Plaku: “janë tre me puro!”
Rozario: “ai i mbathur me kundra!”
Plaku: “nuk e di çfarë janë kundrat!”
Rozario: “janë këpucë të zeza!”
Plaku: “të gjithë këpucët të zeza i kanë!”
Rozario nxjerr armën, vret tre dhe thotë: “tani e gjen dot se kush është vëllai im?…. i gjalli, i gjalli është vëllai im!!!”