Njëri shkon tek berberi për t’u qethur.
– Kush komandon në shtëpinë tuaj? – e pyet berberi.
– Gruaja, – thotë ky.
Vazhdon qethjen berberi. Pastaj e pyet prapë:
– Kë ke më shumë frikë ti?
– Gruan! – thotë klienti.
Berberi vazhdon qethjen. Pyet përsëri:
– Kur debatoni ju, kush fiton?
– Si githmonë gruaja, – përgjigjet ky i nervozuar. – Po nuk ju kuptoj pse këmbëngulni me pyetje të tilla?
– Sepse, sa herë përmend gruan, ty të ngrihen qimet e kokës përpjetë dhe unë e kam më të lehtë qethjen!!!
Komentet