Njëri është ulur në bar dhe po pi qetësisht një pije freskuese. Papritur hyn në lokal një trupmadh i cili i jep atij një goditje të fortë në kokë dhe i thotë:
– Kjo është një goditje karateje nga Koreja!
Të nesërmen, në të njëjtin bar, ai po pi qetësisht pije freskuese. Papritur hyn në lokal i njëjti trupmadh i cili i jep një goditje tjetër të fortë në kokë dhe i thotë:
– Kjo është një goditje karateje nga Japonia!!
I gjori mezi e merr veten dhe, duke kalamendur del nga bari. Pas një ore kthehet në bar, ia jep trupmadhit një goditje të fuqishme, e lë të shtrirë përtokë dhe i thotë baristit:
– Të lutem, kur të zgjohet, i thuaj se kjo ishte një goditje e krikut të autobusit!!!
Komentet