Një vjehërr dëshiron të testojë burrat e tri vajzave të saj. Kështu ajo vendos të vërë në provë tre dhëndurët e saj.
Ajo vendos të kalojë fundjavën e parë me një nga vajzat e saj. Ata shkojnë në plazh dhe në një moment zonja hidhet në ujë dhe bën sikur mbytet.
Dhëndri duke parë skenën zhvishet dhe menjëherë hidhet në ujë dhe e shpëton. Në shtëpi, dhëndri gjen një BMW të bukur krejt të re përpara shtëpisë së tij, me një shënim të shkruar mbi të: “Faleminderit shumë që më shpëtove. Vjehrra jote!”.
Kalon një javë dhe zonja vendos të kalojë fundjavën e dytë me dhëndrin e dytë dhe vajzën e saj. Ata shkojnë në liqen dhe zonja përsëri bën sikur po mbytet. Edhe ky dhëndër zhvishet, vrapon dhe ndihmon menjëherë vjehrrën. Djali vjen në shtëpi dhe gjen një BMW fantastike me një shënim në xhamin e përparmë që thotë: “Faleminderit që më shpëtove. Vjehrra jote!”.
Kalon edhe një javë dhe vjehrra vendos të kalojë fundjavën e tretë me dhëndrin e saj të fundit. Shkojnë sërish në plazh, ajo bën sikur mbytet, por dhëndrrit nuk i intereson dhe nuk shkon ta ndihmojë. Gruaja vdes. Dhëndri kthehet në shtëpi dhe gjen një Maserati fantastik para shtëpisë me një shënim në xhamin e përparmë ku shkruhet: “FALEMINDERIT QË MË SHPËTOVE. Vjehrri yt!”.