Një vajzë dhe një djalë të dy gjirokastritë kishin rënë në dashuri, por familjet nuk ishin dakord.
I thotë djali vajzës:
– Në orën 2 mbas mesnatës do vij të marr dhe të ikim bashkë, unë do të godas xhamin e dhomës tënde me një 20 lekësh dhe ti do dalësh jashtë pa bërë zhurmë.
Ashtu vendosën. Dhe djali shkon poshtë apartamentit të saj, e gjuan me 20 lekshin tek xhami dhe pret e pret.
Prit se po vjen vajza hiç, prit e prit nuk po e shihte askund. Atëherë niset drej hyrjes së saj. Kur ç’të shikonte, vajza po sillej poshtë dritares së saj:
– Çfarë po kërkon aty në errësirë? – i thotë djali.
-Po kerkoj 20 lekshin që më gjuajte në dritare…, i thotë vajza.
– Ec, moj, – i thotë djali, – pse aq i marrë të dukem unë?!!! E kisha lidhur me filispanjë kur e gjuajta, dhe tani e kam në xhep!!!….
Komentet