Një toger, një rreshter dhe një tetar shqiptar vendosin të bëjnë pushime në Slloveni.
Ata shkojnë në një restorant për të ngrënë darkë.
Togeri i thotë rreshterit: “Këtu flasin sllovenisht, si ta bëjmë?”
Dhe rreshteri i përgjigjet:
“Mos u shqetëso, sllovenishtja është e lehtë, vetëm shto oviç në çdo fjalë”.
“Ndoshta funksionon,” thotë rreshteri.
Togeri i sigurt tha: “Kamerier, na sill tre spagetoviçë, tre biftekoviçë, tri birroviça dhe tri kafeoviçe.”
Kamarieri shkruan gjithçka dhe u shërben ushtarakëve.
Më në fund togeri kërkon të sjellë faturën dhe kamerieri e sjell.
Togeri iu thotë rreshterit dhe tetarit: “E patë, falë komandantit tuaj, ndryshe nuk darkonim!”
I përgjigjet kamerieri: “Çfarë komandant dhe komandant, jam shqiptar ndryshe bajgoviçë do të haje!!!”