Një shërbim spiunazhi duhet të dërgojë një vrasës në një mision sekret dhe, pas një përzgjedhjeje shumë të vështirë, mbeten tre kandidatë, dy burra dhe një grua.
Të parit nga dy burrat i caktohet prova përfundimtare:
-Merre këtë kallashnikov dhe shko në dhomën tjetër, do të gjesh gruan tënde ulur në karrige, futu brenda dhe vrite!
-Por – kundërshton burri – nuk mund të më kërkosh të vras gruan time! Unë refuzoj ta bëj këtë!!!
-Sa keq – thotë oficeri i spiunazhit – kjo provë ishte për të vlerësuar nivelin tënd të bindjes ndaj urdhrave dhe ti dështove!
Vjen burri i dytë dhe atij gjithashtu i thuhet:
-Ja një automatik kallashnikov, në dhomën tjetër është gruaja jote ulur në një karrige, hyni dhe vriteni!
Burri merr armën, hyn në dhomë, qëndron aty për disa minuta pastaj del i mërzitur:
-Nuk mundem! Unë nuk mund ta bëj këtë!!! Nuk mund ta vras gruan time!!
Edhe ti nuk di t’i bindesh urdhrave, nuk je i besueshëm, largohu!!
Gruaja futet brenda, edhe asaj i jepet kalllashnikovi me të njëjtat urdhra:
– Shko në dhomën tjetër, burri yt është ulur në një karrige dhe ti duhet ta vrasësh!!
Gruaja hyn në dhomë, dhe ende pa mbyllur derën, dëgjohen të shtëna BANG BANG BANG BANG … pastaj përsëri BANG BANG BANG BANG BANG … pastaj breshëritë njëra pas tjetrës përsëri derisa karikatori mbaron… pastaj dëgjon britma, grindje dhe mobilje të copëtuara … pastaj heshtja.
Gruaja del nga dhoma, hedh armën në dysheme dhe bërtet:
– Këta plumba muti ishin të rremë, m’u desh ta vrisja bastardin me karrige!!