Një polic takon një mikun e tij në rrugë dhe duke e përshëndetur i thotë:
– Sa paske ndryshu Kujtimo, nga ezmer qënke bërë bjond, nga i shkurtër qënke zgjatur pak, madje paske lēnë mjekërr dhe të shkoka shumë, më shumë se mustaqet…ha ha ha çfarë ndryshimi!!!!
– Më falni zoti polic, i thotë personi tjetër, por më duket se jeni ngatërruar, pasi unë nuk e kam emrin Kujtim…. e kam Rifat!
– Shih..shih paske ndërruar edhe emrin!
* * *
Njëri i thotë shokut të tij:
– Ke bërë ndonjëherë seks treshe?
– Jo, i përgjigjet tjetri!
– Ke dëshirë ta provosh?
– Sigurisht që po!
– Atëherë nxito për në shtëpi se mund të arrish në kohë!, i thotë shoku.
* * *
Napoleon Bonaparti mbante gjithmonë veshur një bluzë të kuqe, që nëse plagosej, ushtarët mos ta dallonin dhe të vazhdonin betejën…!
Eh si përsëritet historia… edhe sot disa politikanë, mbajnë pantallona ngjyrë kafe…!
* * *
Zot….të lutem kontrolloje të dashurin tim që mos të më tradhëtojë..dhe nëse më tradhëton, të mos e shohë njëri….dhe nëse e sheh njëri të mos më thonë gjë mua…edhe nëse më thonë, të mos i besoj….dhe nëse i besoj të lutem më bëj që të mos nevrikosem…dhe nëse nevrikosem mos më bëj që ta vras….dhe nëse e vras….mos të më fusin në burg…!
(Marrë nga faqja fb ‘Qeshim’)
Komentet