Një mësuese po i shpjegonte klasës se në shqip, ndryshe nga anglishtja, emrat mund të jenë edhe mashkullorë edhe femërorë.
-“Shtëpia, për shembull, është femërore: shtëpia. Lapsi, nga ana tjetër, është mashkullor: laps-i”
Një student pyeti: “Çfarë gjinie është fjala kompjuter?”
Në vend që të përgjigjej, mësuesja e ndau klasën në dy grupe, meshkuj dhe femra dhe u kërkoi atyre të vendosnin nëse kompjuteri duhet të jetë djalë apo vajzë. Secilit grup iu kërkua gjithashtu të justifikonte zgjedhjen e tij me 4 arsye.
Grupi i meshkujve vendosi që “kompjuteri” duhet të jetë definitivisht femëror “kompjuterja” sepse:
1. Askush përveç krijuesit të tyre nuk e kupton logjikën e tyre të brendshme.
2. Gjuha që përdorin për të komunikuar ndërmjet kompjuterëve është e pakuptueshme.
3. Edhe gabimi më i vogël ruhet në kujtesën afatgjatë për rikthim të mundshëm në të ardhmen
4. Sapo vendosni të blini një të tillë, e gjeni veten duke shpenzuar gjysmën e pagës për aksesorë.
Megjithatë, grupi i femrave arriti në përfundimin se kompjuterët duhet të jenë mashkullor (kompjuteri) sepse:
1. Për të bërë ndonjë gjë me ta, duhet t’i ndizni.
2. Kanë shumë të dhëna, por nuk mund të mendojnë vetë.
3. Ata supozohet se do t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet, por gjysmën e kohës, ata janë problemi.
4. Sapo blini një të tillë, kupton se po të kishit pritur pak kohë, mund të kishit një më të mirë.
Femrat fituan.