Shkon një i moshuar, 95 vjeçar, për të bërë një kontroll shëndetësor rutinë. Mjeku e pyet:
– Si ndihesh xhaxha në këtë moshë që je?
– Perfekt doktor, sapo jam martuar me një 18 vjeçare e cila është shtatzënë dhe së shpejti do më dhurojë një djalë!
Doktori mendohet një moment dhe i thotë:
– A me lejon të të tregoj një histori?
– Patjetër, i thotë i moshuari.
– Ateherë na ishte një herë një gjahtar që duke dalë për gjah nga nxitimi i tepërt në vend që të merrte çiften mori çadrën. Para syve i doli një ari i madh i murrmë. Nxori çadrën dhe sapo e hapi ariu ra në tokë, i ngordhur në vend.
– Joooo, nuk ka mundësi, tha i moshuari, -me siguri i ka gjuajtur ndonjë tjetër!
– Pikërisht aty desha të dilja, i tha doktori.
(Marrë nga faqja fb ‘Qeshim’)
Komentet