Një grua dërgohet në Francë nga kompania e saj për të ndjekur një kurs dy-javor.
Burri i saj e shoqëron atë në aeroport dhe e uron: “Udhëtim të mbarë, e dashur!”
“Faleminderit zemer. A dëshiron që të të sjell diçka nga Franca? ”- i thotë ajo.
“Haha. Po e dashur, më sill një francezkë të bukur! ” – e porosit burri, duke menduar se ai ka bërë një shaka të mprehtë.
Gruaja e tij e shikon në heshtje, duke tundur kokën dhe largohet.
Pas 15 ditësh, burri i saj e pret atë në aeroport. “Ç’kemi, e dashur! Si ishte udhetimi?”.
“S’ka më mirë” – thotë ajo.
“Dhe a t’u kujtua porosia ime?”- pyet ai.
“Cila?”- kërkon sqarim gruaja.
“Hehe. Francezka!!!”.
“Ah, po … mirë, unë bëra atë që munda. Thjesht duhet të kesh pak durim, edhe disa muaj dhe do ta dimë nëse është francez apo francezkë!!!”.