Një fshatar i moshuar i kërkoi të birit ta ndihmonte për të rimbjellur kopshtin në pranverë, por duke qenë se djali i tij ishte në burg, ai nuk mundi ta ndihmonte këtë vit.
Plaku i shkruan djalit të tij në burg dhe i shpjegon tragjedinë e tij të vogël.
“I dashur Gjino, ndihem shumë i trishtuar sepse këtë vit nuk mund ta rimbjell kopshtin si çdo vit. Unë jam shumë i vjetër për ta punuar kopshtin vetë. Nëse do të ishe këtu, nuk do të isha aq i trishtuar, sepse ti do të kujdeseshe të prashisësh të gjithë kopshtin tim. BABAI YT !”
Disa ditë më vonë, plaku merr një letër nga djali i tij. “I dashur baba, për hir të Zotit, mos e prashit kopshtin. Aty fsheha të gjitha paratë dhe drogën për t’i shitur pas kthimit. Djali yt GJINO!”
Në orën gjashtë të mëngjesit të nesërmen vjen policia dhe gërmon të gjithë kopshtin pa gjetur asnjë gjurmë parash apo droge. Duke i kërkuar falje zotërisë së moshuar, ata largohen.
Më vonë po atë ditë, babai merr një letër nga i biri. “I dashur baba, tani mund ta rimbjellësh kopshtin. Ishte më e mira që mund të bëja duke marrë parasysh rrethanat”.
Një përqafim, Djali yt GJINO!”