Një ditë, një vogëlush vjen në dhomën e ndenjes ku babai i tij po lexon gazetën dhe e pyet:
“Babi, nga vij unë?”
Babai, i cili është krenuar gjithmonë se është modern dhe i përditësuar, fillon t’i shpjegojë të voglit dallimet fiziologjike që ekzistojnë midis dy gjinive, organeve të riprodhimit, të cilat ai i përshkruan me shumë saktësi dhe detaje, marrëdhëniet ndërgjinore, madje edhe teknikat kontraceptive, marrëdhëniet devijuese e tjerë. Vogëlushi, pa i rrahur qepallat, po e dëgjon me gojë hapur. Në fund, babai pyet:
“A isha mjaft i saktë? A iu përgjigja pozitivisht pyetjes, apo ka ende gjëra që për t’i sqaruar?”
Dhe i vogli i përgjigjet:
“Po, babi, në shkollë, shoku im i bankës vjen nga Korça. Po unë, babi, nga vij?”