Një ditë një djalë u kthye nga shkolla dhe i dha nënës një letër nga mësuesja e tij. Ajo e lexoi letrën me zë të lartë para djalit të saj me lot në sy “Djali juaj është gjeni, mësuesit tanë nuk mund t’i mësojnë asgjë. Ju lutemi kujdesuni për të.”
Shumë vite më vonë, pas vdekjes së nënës së tij, djali po shfletonte kujtimet e familjes kur gjeti letrën, e hapi dhe lexoi: “Djali juaj është i prapambetur mendërisht. Nuk jemi më në gjendje ta ndjekim bashkë me të tjerët, ndaj ju sugjerojmë që ta mësoni vetë djalin tuaj.”
Emri i djalit ishte Thomas Edison.
Në atë kohë ai ishte bërë tashmë një shpikës i famshëm.
Edison shpërtheu në lot dhe shkroi një letër të tijën: “Thomas Edison ishte një fëmijë që vuante nga një çrregullim mendor. Me përpjekjet e nënës së tij ai u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm të shekullit të tij”.