Një ditë mbreti Artur, duke u kthyer në kështjellë, teksa kalonte nëpër pyll, vuri re një shkrim të madh të verdhë të bërë sipër borës. Për habinë e tij të plotë, ai lexoi “I love Ginevra”. I tërbuar ai thirri Merlin Magjistarin për të hetuar për të zbuluar se kush ishte personi i pafytyrë që kishte shkruar një fjali të tillë.
Dy ditë më vonë Merlin kërkon një audiencë me Mbretin dhe me shumë siklet:
– Madhëria juaj, dy lajme, njëra më e keqe se tjetra. Bëra analizat dhe hetimet e nevojshme. Siç dyshonte Madhëria e Tij, shkrimi ishte bërë me pipinë e Ser Lançelotit.
– Dhe e dyta? – gjëmoi mbreti Artur, shumë i mërzitur
– Lajmi i dytë, Madhëri… është se shkrimi i dorës korrespondon me atë të Xhinevrës!!!