Një burrë vdes dhe përfundon në Ferr.
Djalli e thërret në zyrën e tij dhe, pas disa formaliteteve, i thotë:
“Dëgjo, ke përfunduar në Ferr, por je me fat, sepse mund të zgjedhësh nëse do të shkosh në Ferrin Italian apo në Ferrin Shqiptar. Ti zgjedh!”
– “Por Z. Djall, më shpjego më parë si është ky Ferri Italian.
-“Në Ferrin Italian, ecën mbi qymyr të ndezur, gozhda të ndryshkura bien nga lart, të rrahin me kamxhik dhe të hedhin jashtëqitje me lopatë gjithë kohën.”
– “Zot i madh, çfarë vendi i tmerrshëm! Dhe si është Ferri Shqiptar?”
– “Në Ferrin Shqiptar, ecën mbi qymyr të ndezur, gozhda të ndryshkura bien nga lart, të rrahin me kamxhik dhe të hedhin jashtëqitje me lopatë gjithë kohën.”
– “Por kjo nuk ka kuptim… janë të njëjta! Më falni, duhet të ketë ndonjë ndryshim.”
– “Epo, e dini si shkojnë këto gjëra… në Ferrin Shqiptar, ndonjëherë mungon qymyri, herë tjetër mungojnë gozhdat, herë tjetër kamxhiku është i thyer…