Një burrë hyn në një zyrë postare për të bërë një pagesë.
Zyra është çuditërisht e zbrazët… asnjë shpirt njeriu, i afrohet sportelit dhe i thotë:
– Më falni, unë…
Dhe nëpunësi me zë të ndryshuar:
– Hyni në radhë!!!
Kështu klienti provon përsëri dhe thotë:
– Shiko…
Dhe nëpunësi edhe më i inatosur se më parë:
– Të thashë të futesh në radhë!!!
Në këtë moment klienti i pështyn nëpunësit në fytyrë, dhe nëpunësi i thotë:
-Kush e bëri këtë???
I përgjigjet klienti:
– Ku ta di unë?!? ME TË GJITHË KËTA NJERËZ!!!