Nikolla duke iu drejtuar një zonje që shikon nga dritarja e pyet:
-Mirëmëngjes zonjë, mund të më thoni në cilin kat ndodhet Tani? Unë jam një mik i vjetër i tij.
-Tan kush? Këtu jetojnë 3 persona me emrin Tani.
-Ai që po kërkoj është tullac.
-Të 3 janë tullacë.
-Ai që kërkoj ka mustaqe.
-Të 3 kanë mustaqe.
Nikolla me zë të ulët “ai që po kërkoj është me brirë!”
-Aaah, atëherë ti po kërkon burrin tim! Tani hajde, një shoku yt po të kërkon!!!