Nastradinit i humbi gomari. Ndërsa doli për ta kërkuar, filloi të përsëriste:
“Faleminderit Zotit! Faleminderit Zotit!”
“Nastradin, pse po e falënderon Zotin kështu pa pushim?” – e pyetën njerëzit.
“Unë i jam mirënjohës Zotit që nuk isha mbi gomar. Përndryshe do të kisha humbur edhe une.” – u përgjigj Nastradini.
Komentet