Në studion e tij, një mjek babaxhan në dukje po shkruan në bllokun e tij të recetave. Pacienti, i ulur paksa i përkulur përballë tij, vështron me dyshim portretin e Charlie Chaplin të varur pas doktorit, pranë diplomës së Harvardit.
Gruaja e gjorë vuan nga një formë e rëndë tendiniti që bllokon të dyja duart: depresioni në të cilin ajo katandiset, është edhe pasojë edhe shkak.
Në recetë gruaja lexon e habitur:
a) 1,5 g. vitaminë C në ditë për tre muaj.
b) Shikim të paktën 1/2 orë në ditë të “Candid Camera”.
c) 1 film komik sipas zgjedhjes suaj.
d) Lexime humoristike-satirike
Q.B. Bëni pikërisht ashtu siç është shkruar.
Doktori thotë, pa gërmuar në xhepat e gruas që e ndjeshme ndaj shakave tashmë qesh:
– Do ta shihni që herën tjetër ju do të mund ta hapni vetë portofolin për të më paguar!
Komentet