Mësuesja korrigjon detyrat e gjeografisë dhe ndërkohë flet me një kolege:
– Pjerini ka bërë një tjetër gjë të tmerrshme! Të gjitha detyrat i ka kopjuar nga shoqja e bangës!
Kolegia përgjigjet:
– Si mund të jesh e sigurt? Mund të jetë ajo që ka kopjuar nga Pjerini…
– Unë jam e sigurt për këtë! thotë mësuesja. – Një pyetje është: “Ku ndodhet Gadishulli Iberik?” Shoqja e bangës është përgjigjur: “Nuk e di.”, dhe Pjerini shkruan: “As unë nuk e di!!!”