Lepuri ishte duke mprehur dhëmbët. Kalon ujku dhe e pyet:
-“Çfarë po bën o lepur?”
-“Po mpreh dhëmbët, se dua të ha luanin!”-ia kthen lepuri.
Pas pak kalon ariu dhe e pyet. -“Çfarë po bën o lepur?”-
-“Po mpreh dhëmbët, se dua ta ha luanin!!”-ia kthen lepuri.
Më pas kalon Luani rastësisht dhe e pyet lepurin -“Çfarë po bën o lepur?”-
-“Ja po mpreh dhëmbët, se flas ndonjëherë budalliqe!!!” -ia kthen lepuri.
Komentet