Jemi në Gjirokastër. Është natë vonë. Një farmacist vrapon nëpër rrugica duke bërtitur “Kiço, Kiço!!!”
Ai mbërrin në shtëpinë e Kiços, i bie citofonit… drin drin drin dhe bërtet me gjithë zërin “Kiçooooo!!! Kiçoooooo!!!”
Kiço del në dritare: “Zotëri, kush luan mendsh në orën 2 të mëngjesit?!?!?”
-“Jam unë, farmacisti, dëgjo, a e ke marrë ilaçin që të ka dhënë asistenti im?”
“Jo, jo akoma, unë do të filloj nesër … por pse?”
“Eh, se gaboi budallai… lexoi aspirinë dhe në vend të saj ju dha strikninë!!!”
“Aaah!……Dhe cili është ndryshimi??”
“Zotëri, 3 euro!”