I shoqi vëren se prej disa kohësh gruaja e tij i shton palltot dhe bizhuteritë. Një ditë ndërsa ajo është në dush ai i thotë:
– Roza, nga vijnë gjithë këto para?
– Nikollë, herë pas here unë luaj me bileta llotarie dhe herë pas here fitoj. Meqë ra fjala, kam blerë një pallto të bukur edhe për ty, shiko në gardërobë. Je i lumtur??
– Ah zemër… çfarë bukurie…
Pasi mbaron dushi, Roza del krejtësisht e zhveshur dhe i afrohet sobës për t’u tharë.
Nikolla shqetësohet – Oh Roza, kujdes, mos u afro shumë pranë sobës, do të na e djegësh biletën e llotarisë!!!…