Goni pyet Besin:
– O Besi nga i merr gjithe keto lekë ti mo?
Ai pergjigjet:
– Une i them mamit dhe babit qe une e di të gjithe te verteten dhe pastaj mami me jep 10000 lekë dhe me thote te mos i them babit dhe babi me jep 20000 lekë dhe me thote: – Mos i thuaj plakes.
Ok, niset Goni per ne shtepi me mendimin se do ta provonte edhe ai kete marifet.
Arriti ne shtepi dhe i thote te emes:
– Une e di te gjithe te verteten.
Mami e puth dhe i jep 20000 lekë, duke i thene qe mos i thoshte gje babait.
Pastaj Goni ben te njejten gje me babain dhe ai i jep 50000 lekë dhe i thote te mos i tregoje asnje fjale mamasë.
Goni keshtu po u merrte perdite lekë shtepise derisa nje dite tha: “Do ta provoj kete gje edhe me te tjere”.
Ne ate moment bie dera, Goni shkon e hap e sheh se ishte postjeri.
Goni i thote atij:
– Une e di te gjithe te verteten.
Postjeri skuqet, hap krahet dhe i thote:
– Hajde te babi o bir.
(Marrë nga faqja fb ‘Qesh se osht qyl mër yahoo’)
Komentet