Dy të martuar qajnë hallet me njëri-tjetrin:
I pari:
– Nuk di si t’ia bëj. Sa herë që kthehem vonë në shtëpi, ia shuaj motorin makinës pa ardhur në oborr, ngjitem me kujdes shkallëve, e hap derën me kujdes, i lë këpucët në banjo, i afohem shtratit pa u ndjerë, e ngre jorganin ngadalë, por gruaja ime fillon e thërret me të madhe sikur është bërë qameti.
I dyti:
– Sigurisht, ti përdor metodën e gabuar. Unë sa herë që kthehem vonë në shtëpi, ia shuaj motorin makinës pa ardhur në oborr, ngjitem me kujdes shkallëve, e hap derën me kujdes, i lë këpucët në banjo, shkoj në shtrat, i afohem gruas duke ia ledhatuar vithet dhe ajo bën sikur është në gjumë të thellë.