Dy miq të vjetër shkojnë për herë të parë në kinema, hyjnë, ulen dhe fillojnë të shikojnë film. Në një moment shfaqet një vajzë e bukur e cila fillon të heqë xhaketën, më pas bluzën dhe më pas ngadalë fillon të zgjidhë sytjenat. Në kulmin e kulmeve, kur ajo është gati të zbulojë gjoksin, kalon një tren i cili mbulon imazhin e vajzës. Kur treni ka kaluar, vajza shihet pa sytjena, por me shpinë nga publiku.
Miqtë shikojnë njëri-tjetrin dhe thonë njëzëri: “Epo, nesër do të vijmë përsëri!!”
Të nesërmen, i njëjti film, e njëjta skenë, vajza zgjidh sytjenat: “Erdhi koha,” thonë njëzëri dy miqtë. Vajza është gati të zbulojë gjoksin e saj, por përsëri, treni kalon dhe mbulon imazhin e vajzës.
Mërziten shumë dhe, duke goditur grushtin në anët e karrigeve, thonë: “dreqi ta marrë: si nuk arrijnë një minutë me vonesë asnjëherë këta trena të ndyrë!!!