Dy miq takohen pas shumë vitesh, njëri prej tyre është shumë i dëshpëruar.
– Mario, si je? Të shoh shumë të dëshpëruar…
Mario përgjigjet:
– I dëshpëruar? Unë jam i dërmuar. Ime shoqe Evelina më ka lëne për të shkuar me një tregtar dhe, për më tepër, ma ka zbrazur krejt llogarinë në bankë.
Lugji e përqafon:
– Mos u dorëzo! Fundja, i ke fëmijët…
Mario përgjigjet:
– Fëmijët? Tim bir ka tre vjet që nuk e shikoj… Edhe ime bijë…
Luigji fillon të tronditet:
– Atëherë qenke i vetëm në shtëpi!
Mario përgjigjet:
– Shtëpi? E çfarë shtëpie? Më kanë përzënë se jam i papunë dhe nuk e kam paguar dot qiranë…
Luigji:
– Vërtet ke të drejtë që je i alarmuar…
Mario:
– I alarmuar… sigurisht nuk mund të ketë më keq… një maçok i zi po më priste rrugën sot në mëngjes, më pa, u ndal dhe i preku topet!!!