Duke ecur mbi një urë, deputeti i zonës, rrëshqet dhe bie në ujë!
Tre fëmijë, që ishin duke notuar, u zhytën dhe e nxorën atë në breg.
-Bravo çuna! Tani që më nxorët, kërkoni çfarë të doni!
-Unë dua të gjitha lodrat e botës! – tha fëmija i parë.
-Unë dua një shtëpi të madhe, që të mos zihen më mami me babin!! – kërkoi i dyti.
-Ndërsa unë,- u hodh i treti, – dua një karrocë invalidi, me një magnetofon të madh!!!
-E ç’e do karrocën?! – u habit Deputeti, – ti nuk je invalid!!
-E po do të bëhem, sa ta marrë vesh babai se të shpëtova ty nga mbytja!!!
Komentet