Berti është një optimist i pandreqshëm.
Gjithmonë i pashqetësueshëm dhe i bindur se çdo gjë shkon më mirë se mund të shkonte. Ja pse kur shokët i flasin për ndonjë ngjarje tragjike, ai përgjigjet:
“Mund të shkonte më keq!”
Një ditë miqtë vendosin t’ia punojnë një lojë Bertit. Duan ta cënojnë optimizmin e tij, i cili iu duket tejet i tepëruar. Takohen në bar dhe i thonë:
“A ke dëgjuar për Bimin?”
Berti:
“Jo. E pse?”
“Sot Bimi është kthyer në shtëpi nga puna para kohe dhe e ka gjetur të shoqen me një tjetër. I verbuar nga xhelozia, e ka humbur kontrollin dhe e ka vrarë të dashurin e gruas, pastaj ka vrarë gruan e, më në fund, e ka vrarë veten duke e djegur shtëpinë. Një tragjedi që nuk mund të jetë më e rëndë!”
Edhe kësaj radhe, tej çdo parashikimi, Berti ua kthen:
“Epo, mund të shkonte më keq!”
Pa iu besuar veshëve të tyre, miqtë bërtasin!
“E ku ka më keq se kështu?!”
Pa e prishur fare terezinë, Berti përgjigjet:
“Nëse Bimi do të ishte kthyer papritmas në shtëpi në mëngjes, do të më kishte gjetur mua me gruan e tij!!!”
Komentet